E Shtunë, 31 Tetor 2026

10 mijë bileta falas për të rizgjuar turizmin japonez

Share

Tsunami i 11 marsit në Japoni i ka dhënë një goditje të rëndë ekonomisë së këtij vendi, duke përfshirë edhe turizmin, që ka pësuar një ulje me 50%. Për këtë arsye, qeveria japoneze ka menduar që të ndërmarrë një nismë, duke vënë 10 mijë bileta avioni falas, për personat që duan të vizitojnë Japoninë. Për të fituar një biletë falas, mjafton të plotësosh në pyetësor në sajtin Japan Tourism Agency, ku duhet të përcaktoni edhe zonën ku doni që të shkoni. Programi do të fillojë në prill, pasi qeveria të miratojë buxhetin, ndërsa fituesit do të shpallen në fillim të verës. Kështu që, nëse keni dëshirë të vizitoni Japoninë dhe për më tepër falas, nuk ju mbetet veçse të plotësoni një pyetësor dhe të shpresoni që të përzgjidheni nga autoritetet japoneze.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›