E Shtunë, 31 Tetor 2026

Retro/Histori: 13 tetor 1990 Fundi i Luftës Civile libaneze

Lufta Civile libaneze mori fund më 13 tetor 1990, kur forcat siriane sulmuan zonat e lira të Libanit duke larguar gjeneralin Michel Aoun nga pallati presidencial. Lufta Civile libaneze zgjati prej vitit 1975 deri më 1990 dhe sipas përllogaritjeve shënoi 150 mijë deri në 230 mijë viktima ndër popullatën civile. Një milion njerëz ose një e katërta e popullsisë së vendit u plagos dhe 350 mijë vetë konsiderohen edhe sot të shpërngulur nga atdheu i tyre. Pati gjithashtu një eksod prej 1 milion vetësh nga Libani. Pushtimi i pasluftës nga Siria ishte veçanërisht në disavantazh të popullatës së krishterë të Libanit, sepse shumica e lidershipit të saj mërgoi, u vra ose u burgos. Akademikët nuk pajtohen në atë se çfarë e ndezi Luftën Civile. Megjithatë, militarizimi i refugjatëve palestinezë pas mbërritjes së gueriljeve të Ushtrisë për Çlirimin e Palestinës i dha shtysë një gare armatimi ndërmjet fraksioneve politike libaneze. Gjithashtu, është argumentuar se fillesat e luftës mund të gjurmohen deri te konfliktet dhe kompromiset politike të arritura pas pavarësimit të Libanit nga Perandoria Osmane. Argumente të tilla vijnë nga burime gazetareske dhe nuk janë certifikuar nga bota akademike dhe kërkimet e politikës krahasuese. Michael Johnson, për shembull, thotë se konfliktet e hershme në Liban ishin shprehje e luftës së borgjezisë për ndikim te personalitete të ndryshme politike.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›