E Diel, 1 Nëntor 2026

Sylvester Stallone i mbledh të gjithë të fortët në Bullgari

Share

Gjate xhirimeve ne Bullgari

Aktorët me të njohur të botës së filmave aksion janë grumbulluar në Bullgari, ku po xhirojnë filmin The Expendables II, që pason filmin e parë, i cili ishte drejtuar nga vetë Sylvester Stallone.

Skenat e filmit, me në buxhet prej 80 milion dollarë, do realizohen kryesisht në Bullgari. Studioja bullgare NU Boyana do ndihmojë. Qindra profesionistë bullgarë janë angazhuar përkrah kolegëve të tyre në xhirim. Drejtuesi i studios bullgare ka treguar se kush janë emrat që do luajnë në film.

“Sylvester Stallone, Jason Statham, John Travolta, Jet Li, Arnold Schwarzenegger, Chuck Norris, Jean-Claude Van Damme, Dolph Lundgren, Mickey Rourke…kush tjetër? Sigurisht, Bruce Willis,” ka thënë ai.

Në film do jetë edhe 64 vjeçari Schwarzenegger, që ka arritur një armëpushim me kolegët e tij, Stallone dhe Willis. Ja kam kaluar shumë mirë me ta, shkruan ai në Twitter.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›