E Shtunë, 31 Tetor 2026

Retro/Press: Ndryshim në Tiranë

Branko Merxhani

Më pyetën: Pas katër vjetësh që mungon këtej, ç’ndryshim sheh në Tiranë?

Këtë pyetje e pritja. E mendova edhe vetë. Bile për mua ky mendim, kjo themë, ky problem, kishte, ka e do të ketë një kuptim krejt të veçantë. Besoja, besoj e do të vazhdoj të besoj me guxim dhe me entusiasmë, edhe në nevojën edhe në mundësinë e ndryshimit. Është symboli im, idoli im. Me këtë Flamur në dorë u ç’faqa këtu e tetë vjet më parë në skenën e gazetarisë për herë të parë nga limeret e gurta dhe të djegura nga dielli atje poshtë në Gjirokastrë.

ǒndryshim gjete?

E pritja këtë pyetje. Me gjithë këtë, kur ma bënë, s’munda të përgjigjem me një herë. Atje që ecnim të radhitur në një radhë sup-më-sup një tok miq brënda në heshtjen e lumtur të natës së Kryeqytetit, që s’ka mundur akoma mirë-mirë të fërgëllojë nga vetia cipën e erët të kasabasë së madhe, pashë pyetësin të dalij nga radha, të rrotullojë syzat e tij të rrumbullkat amerikane nga ana ime me një kureshtje të hapët edhe me një padurim. Nxitohesh dish të dëgjonte. Unë me kokë të ulur po matja çapet e mia, duke u përpjekur të gjej përgjigjen e përshtashme. Pyetja lypte një kthiellim. Përpiqesha të kapja brënda në mëndjen t’ime një farë tabllo të gjëndjes mendore të epokës. Të tjerat nuk më interesojnë. Duke kërkuar këtë gjëndje, dua të jem një njeri. Dhe gjer sa gjëndem përpara këtij “Menchsein”,-it, mendoj për të arthmen e tij dhe për realizimin e tij. Vetëm kështu njeriu bëhet njeri dhe me t’u bërë, kërkon t’a realizojë duke vënë në lëvizje mendimin e tij me ndryçimin e një gjëndje faktesh brënda në qënien e tij.

Kishin shkuar disa çaste dhe s’kisha thënë gjë. Heshtja ime, si një jetë e vdekur mendimi, e shtoi pa-durimin e mikut. Me shumë fisnikëri vrapoi që të më ndihmojë. Dhe më pëshpëriti:

Udhëra të ra… Bulevardi… Pallate Ministrore… Ligja Organike e…

O! O! Leri këto mënjanë. Baltë, gurë, çimento, asphalt dhe pak mellan i derdhur sipër në kartë. Punim lënde. Arkitekturë. Një farë politike. Të gjitha këto gjëra mund të jenë të bukura ose jo, po nuk kanë as nonjë lidhje me pyetjen tënde!

Gjetkë e shtive mëndjen t’ime. Nuk shoh me idenë pllatonike. Mendoj. Dhe mendoj, duke shëtitur Brenda në natën shqiptare. Ndryshimin që më pyet ti dhe që e ëndërrojmë të gjithë ne me dëshirë të madhe, e kërkoj në sheshet t’ona mendore. Jo në kallëpet. Në dispozitat shoqërore. Në kuptimet shoqërore. Në hovet shpirtërore!

Po je njeri i çuditëshmë! A sheh gjëkundi gjurma të një ndryshimit të tillë?

Po! E shoh dhe e shoh shumë. Jemi në fillim të një të kthyere krejt të re. Nis të lëndoj ndërgjegjia neo-shqiptare, që do të bëjë epokën t’onë. Shoqëria jonë hyri në nji fazë interesante. Shenja? Përkthimi! Populli nis të këndojë. Ky është më i madhi, dhe i vetmi ndryshim që gjeta pas katër vjetësh.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›