E Shtunë, 31 Tetor 2026

10 milionë dollarë për subvencionimin e fermerëve

Fondi buxhetor i vitit 2008 për mbështetjen e fermerëve, me qëllim rritjen e prodhimit bujqësor, është rreth 10 milionë dollarë. Gjatë këtij viti, gama e zbatimit të mbështetjes financiare do të jetë shumë më e gjerë se ajo e vitit të kaluar.

Përveç mbështetjes për frutikulturën, ullirin dhe vreshtarinë, do të fillojë mbështetja me pagesa direkte për blegtorinë, vajin ekstra vergjinë, certifikimin për produktet bio, pajisjet ftohëse, bashkëfinancim për investime për shoqatat dhe kooperativat e reja. Skema ka hyrë në fazën intensive të zbatimit dhe deri në fund të muajit qershor parashikon të përfundojë faza e parë e tij. Aplikimi i skemave mbështetëse në sektorët prioritarë do të kontribuojnë direkt në zhvillimin e bujqësisë në vendin tonë. Në zbatimin e projektit subvencionues për këtë vit, i është kushtuar vëmendje financimit të degëve prioritare bujqësore.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›