Klinikat private, ndryshime në kriterin e licencimit
Klinikat private që ofrojnë shërbime shëndetësore, do të plotësojnë kritere të reja licencimi për të fituar të drejtën për të qëndruar në treg. Pas diskutimeve të shumta për vdekjen e 17-vjeçares nga Korça, Matilda Petriti, një nga propozimet e Ministrisë së Shëndetësisë ka qenë edhe ndryshimi i disa kritereve të licencimit të klinikave private. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, po përgatitet një projektvendim, i cili parashikon në mënyrë të detajuar kontrollin e klinikave private, numrin e inspektorëve që nevojiten për të kryer këtë proces dhe njëkohësisht edhe listën e kushteve që duhet të plotësojnë këto klinika për të marrë licencën, apo për t‘u rilicencuar. Kritere specifike dhe të rrepta do të kenë në mënyrë të veçantë klinikat apo spitalet private, të cilat, veç personelit, pajisjeve duhet të plotësojnë kushtet për infrastrukturë, higjienë, staf mjekësor. Që prej vitit 1992, në Ministrinë e Shëndetësisë funksionon Komisioni i Posaçëm për Dhënien e Licencave, i cili pajis me licencë personat fizikë dhe juridikë, vendas e të huaj, që ushtrojnë veprimtari private në fushën e shëndetësisë. Veprimtaritë që licencohen nga ky komision janë të fushës farmaceutike, stomatologjike dhe mjekësore. Sipas zyrës së licencave, vetëm në kryeqytet ka rreth 300 subjekte private, që ofrojnë shërbim mjekësor, shërbim stomatologjik dhe farmaceutik. Shefi i këtij sektori thotë se deri tani, nga kontrollet e kryera në kohën kur subjektet kërkojnë të marrin licencën apo të rilicencohen ka rezultuar që pothuajse të gjitha klinikat dhe laboratorët kanë pajisje tepër të sofistikuara.
"Pajisjet me të cilat kryhen analizat janë të kohëve të fundit, madje puna e tyre po zëvendëson edhe punën e specialistëve", sqaroi shefi i zyrës së licencave në Ministrinë e Shëndetësisë. Sipas tij, kontrollet nga kjo zyrë bëhen sa herë subjektet kërkojnë të marrin licencë apo të kenë të drejtën të vazhdojnë aktivitetin pas përfundimit të afatit. Sipas rregullave të deritanishme, klinikat mjekësore kontrollohen para se t‘u jepet licenca dhe kontrolli për herë të dytë është pas 5 vjetësh, kohë kur duhet të bëhet rilicencimi.
Kontrollet në këto klinika bëhen nga disa inspektorë, pjesë e stafit të punonjësve të spitalit "Nënë Tereza". Numri i inspektorëve është i kufizuar për këtë në projektligjin që po përgatitet nga specialistët e Ministrisë së Shëndetësisë do të kërkohet shtimi i tyre në të ardhmen. Përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë kanë deklaruar se subjektet private kontrollohen një herë në vit, por gjatë diskutimit për kushtet e klinikës së mjekut në Pogradec, Ministria e Shëndetësisë tha se klinikën e tij e kishin rilicencuar 3 herë brenda 10 vjetëve.
Në këto kushte, klinikat, laboratorët, farmacitë punojnë gjatë pjesës tjetër të kohës me vetërregullim, duke vendosur për bazë ndërgjegjen dhe mënyrën e organizimit të punës për secilin drejtues të subjektit privat.
Deklarata
Në të gjithë vendin ka rreth 200 klinika private
Do të ketë procedura të reja për licencimin e klinikave private. Lajmi është konfirmuar edhe nga zv/ministri i Shëndetësisë, Arben Ivanaj. Sipas tij, me ligjin aktual klinikat dhe laboratorët privatë kontrollohen një herë në vit. Pas rezultateve të Mjekësisë Ligjore dhe hetimit të prokurorisë për rastin e vdekjes së 17-vjeçares nga Korça, do të vendosen konkretisht të gjitha ndryshimet. Por, pas diskutimeve të shumta për kushtet në të cilat ofrojnë shërbim shëndetësor klinikat private, është vendosur një reformim në listën e procedurave të licencimit.
Konkretisht, Ministria e Shëndetësisë do të ndryshojë procedurat e dhënies së licencave për 198 klinikat private të licencuara prej saj. Zv/ministri i Shëndetësisë, Arben Ivanaj, ka theksuar se këto ndryshime do të vijnë menjëherë pas rezultateve të hetimit administrativ, të nisur pas vdekjes së 17-vjeçares nga Korça, e cila u operua nga bajamet në një klinikë private, ku, sipas të afërmeve, nuk plotësonte kushtet ashtu siç duhet. "Në bazë të ligjit ekzistues, klinikat private kontrollohen një herë në vit në prag të rinovimit të licencës", sqaroi zv/ministri. Sipas tij, ka ardhur koha që mënyra e licencimit dhe e rilicencimit të ketë rregulla të reja dhe kritere të reja certifikimi.