10 momentet më të mëdha historike në Lojërat Olimpike
Cilët janë ata që ndryshuan sportin dhe vendosën rekordet
Lojërat Olimpike të vitit 2012 në Londër hapen zyrtarisht të premten në orën 21.00. Lojërat e sivjetshme me siguri do të nxjerrin një numër të madh çastesh të veçanta sportive, por ndërkohë, duhet të kujtojmë edhe ato që kanë kaluar. Nuk ka dyshim se tre javët e ardhshme do ti shtojnë shumë kësaj liste.
1. Nadia Comaneci (Montreal 1976)
Nadia Elena Comaneci është një gjimnaste rumune, fituese e pesë medaljeve olimpike ari dhe gjimnastja e parë që ka marrë maksimumin e pikëve në një ngjarje olimpike gjimnastike. Ajo mori dhjetë, por aq e pabesueshme ishte, sa mendoi se pikët lexonin 1.0, derisa kuptoi se kishte ndryshuar përgjithnjë sportin e saj. 10 pikë mori edhe gjashtë herë të tjera gjatë kursit të lojërave.
2. Mark Spitz (Mynih 1972)
Notari amerikan Mark Spitz mban rekordin për më shumë medalje të fituara në një olimpiadë të vetme, të cilin e theu në Lojërat Olimpike Verore në Mynih, Gjermani, në vitin 1972. Ai mbetet atleti i vetëm që ka fituar një medalje ari në çdo ngjarje që mori pjesë: shtatë ngjarje, shtatë medalje ari, shtatë rekorde botërore. Sot mban 9 medalje ari, një argjendi, një bronzi.
3. Jesse Owens (Berlin 1936)
James Cleveland Jesse Owens (1913 1980) është atlet amerikan me ngjyrë i garës së pistës. Ai mori pjesë në Lojërat Olimpike të vitit 1936 në Berlin, Gjermani, ku mori famë ndërkombëtare duke fituar katër medalje ari, një në 100 metërsh, një në 200 metërsh, kërcimi i gjatë dhe si pjesë e skuadrës 4×100 metërsh. Katër medalje ari janë arritje e madhe, por ti marrësh në Berlinin e Adolft Hitlerilt!!
4. Bob Beamon (Meksikë 1968)
Kërcimi i gjatë i Beamon-it në një atmosferë të rrallë të stadiumit olimpik të Meksikës e lëvizi rekordin me 55 centimetra dhe e bëri Beamon-in, mashkullin e parë që ka kaluar 8.90 metërshin. Rekordi i tij rezistoi për 23 vite dhe ka lëvizur vetëm një herë në 40 vite. Kur komentatori njoftoi distancën, Beamon u shemb në gjunjë dhe vendosi duart në fytyrë.
5. Abebe Bikila (Romë 1960)
Bikila u bë afrikani i parë që fitoi medaljen olimpike të artë dhe këtë e bëri me stilin tipik afrikan. Ai garoi me këmbët e zbathura. Të njëjtin mendim kishte edhe në Tokio, në vitin 1964 dhe rriti rekordin e tij, por këtë radhë e bëri me këpucë. Abebe Bikila (1932-1973) është dy herë kampion olimpik nga Etiopia. Një stadiumi në Addis Ababa i është vënë emri i tij.
6. Paavo Nurmi (Antwerp 1920, Paris 1924, Amsterdam, 1928)
Nurmi fitoi nëntë medalje ari në pistën e distancës 1500 metra deri 10 mijë metra dhe fitoi 12 medalje olimpike në total. I vlerësuar si atleti më i madh i pistës në të gjitha kohërat, Nurmi do ta kishte rritur rekordin e tij në Los Anxhelos, por në atë kohë konsiderohej profesionist dhe kështu që nuk mund të merrte pjesë në lojërat e mëvonshme olimpike.
7. Michael Johnson (Atlanta 1996)
Michael Duane Johnson (lindur në 1967, në Dallas, Teksas) është vrapues i shpejtë amerikan që mban rekordet botërore në 200 metërsh, 400 metërsh dhe skuadrën 4×400 metërsh. Ai ka garuar 300 metërshin më të shpejtë të të gjitha kohërave, një ngjarje që nuk njihet nga IAAF. Ai ka fituar katër medalje ari olimpike dhe është kurorëzuar kampion botëror nëntë herë.
8. Emil Zatopek (London 1952)
Për pjesën më të madhe të njerëzve që kanë fituar 5 mijë metërshin dhe 10 mijë metërshin në finalet olimpike, do të ishte rast i mirë për të dalë në pension, por Emil vendosi të garojë edhe në maratonë. Kurrë më parë skishte garuar në një të tillë, por fitoi gjithsesi. Performanca e tij nuk ngjason me atë të asnjë atleti sot.
9. Cathy Freeman (Sydney 2000)
Catherine Astrid Salome Freeman (16 shkurt 1973) është një vrapuese e shpejtë nga Australia. Fitorja e Freeman-it në finalet e 400 metërshit në Sidni nuk do të konsiderohet kurrë një moment i parëndësishëm në atletikë. Ajo u bë kampione olimpike për 400 metërshin në Lojërat Olimpike të vitit 2000. Një piste garimi në Queensland ka marrë emrin e saj.
10. Dick Fosbury (Mexico 1968)
Emri Fosbury është i lidhur ngushtë me kërcimin në lartësi, pasi ai revolucionarizoi sportin me rënien e famshme. Ai fitoi medaljen e arit me një kërcim rekord olimpik në 2.24 metra, por më i rëndësishëm është fakti se ndryshoi përgjithnjë mënyrën se si atletët konkurrojnë në sportin e zgjedhur.