E Diel, 1 Nëntor 2026

10 muaj pa paga, punëtorët kallzojnë në prokurori firmën

VLORE-Punonjës të autostradës Levan-Vlorë kane kallzuar penalisht firmën që po kryen punimet pasi nuk u jep pagat prej 10 muajsh. TVNews24 njofton se punonjësit e autotradës Levan-Vlorë jane hedhur sot në një protestë ku kanë protestuar për pagat e mohuara nga firma “Alban Tirana”. “Kemi 10 muaj që nuk marrim pagat që në muajin qershor të vitit 2009. 10 muaj pa lekë dhe asnjë përgjigje konkrete nga drejtuesit e firmës”, shprehen punëtorët e shqetësuar. Në këto kushte ata shprehen se janë të detyruar që pagat në shumën totale prej 1.5 milionë eurosh ti marrin nëpërmjet gjyqit. Punëtorët duke protestuar shprehen se kanë dorëzuar një padi penale në Prokurori ndaj drejtuesve të për cështjen që I mundon prej muajsh. “Punojmë dhe nuk paguhemi, Orarët na shënohen, puna e rëndë dhe pagat na premtojnë, jo muajin tjetër, jo tjetrin dhe asnjë zgjidhje. U detyruam ti drejtohemi prokurorisë për një zgjidhje të mundshme”, thanë banorët për mikrofonin e TVNews24.
Prej me shume se nje vit banoret po punojne per ndertimin e autostrades Levan-Vlore.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›