E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, një vdes, dy plagosen nga shpërthimi

ATHINE-Një njeri ka vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i një bombe në Athinë, bëhet e ditur nga policia greke.
Në mesin të plagosurve është dhe një fëmijë.
Bomba, e cila shpërtheu para një shkolle, dëmtoi automjete dhe ndërtesat në afërsi.
Shpërthimet nga ana e grupeve ekstreme të majta janë të shpeshta në Greqi, por sulmi i së dielës ishte i pari që mori jetën e një personi.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›