E Shtunë, 31 Tetor 2026

10 propozimet e kreut të opozitës Edi Rama

10 PROPOZIMET E KREUT TË OPOZITËS EDI RAMA
1. Të votohet konsensualisht rregullorja e bashkëjetesës në sallën e Kuvendit
2. Të ngrihet menjëherë komisioni parlamentar ad-hock për të miratuar reformën institucionale të parlamentit bazuar mbi defektet e evidentuara nga Komisioni Evropian.
3. Të vendoset me marrëveshje përfundimin e reformës zgjedhore brenda marsit të vitit 2012 bazuar mbi raportet e OSBE-ODIHR-it. Duke rënë dakord që çdo propozim i PS që merr dritën jeshile të OSBE/ODIHR-it dhe komisionit të venecias miratohet me konsensus.
4. Të adresohet me proces konsensual zgjedhja e këshillit mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë ku opozita nuk ka pretendim veçse njohjes së të drejtës për të propozuar 3 nga 9 anëtarët e këtij këshilli. Të votohet konsensualisht kandidati i propozuar nga presidenti për detyrën e Guvernatorit të ri.
5. Të zgjedhet konsensualisht kreu i KLSH-së dhe ti ofrohet paraprakisht presidentit një profil jo me emër por me staturë. Të përjashtohet çdo kandidat që vjen nga partitë politike. Së gjashti të zgjedhim konsensualisht Avokatin e Popullit si një figurë jashtë partive.
6. Të ngarkohet Komisioni i Ligjeve që brenda kësaj sesioni, dmth brenda vitit të trajtojë në bashkëpunim me një grup konstitucionalistësh rast pas rasti e sipas fushave çdo çështje që lidhet me ligjet që kërkojnë 3/5 e Kuvendit. Mbi këtë bazë të japim dakortësinë që do votojmë çdo produkt të këtij procesi që do të administrohet bashkarisht”, deklaroi Rama.
7. Të bien dakord se kufizimi i imunitetit kërkon tryezë për rishikimin e Kushtetutës për kufizimin e imunitetit dhe ndërhyrjet në Kushtetutë që lidhen edhe me disa prej drafteve që kërkojnë 3/5 e votave në Kuvend.
8. T`i drejtohemi prokurores së përgjithshme përmes një letre të firmosur nga gjitha grupet parlamentare ku ti kërkojmë zbardhjen e plotë të tragjedisë së 21 janarit duke ofruar pakt mossulmimi verbal as ndaj institucionit e as ndaj institucionit të kryeprokurores. Të japim disponibilitetin për tu marrë në pyetje të kujtdo e mos marrjen në mbrojtje të askujt. Këtu PS ka interes publik të bashkëngjisë edhe dy vrasje të tjera: njëra ajo e deputetit Fatmir Xhindi dhe kryekomunarit Veseli.
9. Prokuroria të thërrasë të gjithë personat me imunitet parlamentar që kanë rezultuar të përzier me apo pa të drejtë me botën e krimit apo korrupsionit nën dritën e publikimit të kabllogrameve të SHBA. Kërkoj heqjen e imunitetit të kujtdo që prokuroria kërkon hetim të mëtejshëm.
10. Të reformohet bordi drejtues i RTSH-së e të balancohet bordi njësoj si edhe këshilli kombëtar i Radio televizioneve duke votuar me konsensus edhe ligjin e media.
(BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›