10 shoqërime për vrasjen e biznesmenit në Korçë

Të paktën dhjetë persona janë shoqëruar si të dyshuar për vrasjen e biznesmenit korçar Marsel Grabocka. Burime nga policia bëjnë me dije, se hetimet janë përqendruar kryesisht te personat që Grabocka mund t'u ketë marre borxh, pasi njihet si person që luante shumë në lojërat e fatit dhe me bastet sportive. Por, ndërkohë, është shtuar edhe pista e ndonjë trafiku të mundshëm gjate kohëve të fundit. 36-vjeçari u ekzekutua në derën e shtëpisë, dy netë me parë, në qytetin e Korçës.
Shpërndaje