Hidhet nga trageti 30-vjeçari

Nje 30-vjeçar qe udhetonte me tragetin e linjes Durres-Bari eshte hedhur ne det, ne oret e para te mengjesit. Ngjarja ndodhi disa milje larg portit te barit. Rojet bregdetare italiane, madje edhe nje helikopter po kerkojne per gjetjen e shqiptarit Eduart Teodori. Sipas agjencise se udhetimit "Kad", ne traget nuk kishte asnje person tjeter me te njejtin mbiemer me 30-vjeçarin, pasi fillimisht mendohej se udhetonte me te shoqen dhe vajzen. Mesohet se Teodori ka veshur nje jelek shpetimi dhe me pas eshte hedhur ne det.
Shpërndaje