Torres, deklarata dashurie për Liverpulin

Fernando Torres, kampioni i ri i botës me Spanjën, është kthyer pas pushimeve te klubi i tij Liverpuli. Deklarata e “dashurisë”: “Jam me të vërtetë i lumtur të rikthehem këtu, shumë i lumtur të qëndroj me shokët e ekipit. Angazhimi dhe besnikëria drejt klubit dhe tifozët është e njëjta si e ditës së parë që erdha këtu. Qysh nga momenti i ardhjes sime këtu, jam ndjerë si në shtëpinë time”.
Një deklaratë dashurie që mesa duket hedh poshtë thashethemet e një transferimi të mundshëm te Manchester City apo Chelsea. Sulmuesi spanjoll mezi e pret rinisjen e aventurës në “Anfield Road”. Torres u tregua i kënaqur me mbërritjen në bankinë të Roy Hodgson në vend të patriotit të tij, Rafael Benitez. “E kam vlerësuar faktin se Roy erdhi të më shihte gjatë pushimeve. Ai më shpjegoi planin e tij dhe se çfarë priste nga mua. Shpresoj se ai do të jetë personi i mirë për të plotësuar objektivat e Liverpulit”, - përfundoi sulmuesi Torres.
Manjati kinez, 10 ditë afat Liverpoolit
Miliarderi kinez, Kenny Huang, i ka dhënë 10 ditë afat klubit të Liverpool për të vendosur në lidhje me ofertën e tij për të blerë klubin anglez. “Daily Express” shkruan se 420 milionë euro nuk mjaftojnë për çiftin Hicks-Gillett, të cilët kërkojnë të paktën 600-725 milionë euro.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Marte, 03 Gusht 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili