E Shtunë, 31 Tetor 2026

10 të vdekur në një aksident në Portugali

Dhjetë persona kanë vdekur, ndërsa edhe 33 të tjerë kanë marrë plagë me rastin e aksidentimit të një autobusi në qytetin lindor portugez Castel Branka, njoftuan zyrtarët. Autobus ishte duke udhëtuar nga Spanja deri në cakun turistik Santa Maria da Feira, kurse rrokullisja e autobusit në një kanion te qyteti Castelo Branka.

Zëdhënësi i Mbrojtjes civile kombëtare, Carlos Guera tha se të gjitha viktimat janë shtetas të Portugalisë, ndërsa të plagosurit janë transportuar për në spital.

Si njofton agjencia e lajmeve AP, në operacionin e shpëtimit kanë marrë pjesë rreth 260 zjarrfikës dhe një helikopter./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›