E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmohet me armë gruaja e komandantit të pikës kufitare G 1

Një automjet është sulmuar me armë zjarri nga persona tani për tani të panjohur, të dielën rreth orës 15:00 në qendër të Leposaviqit, kanë njoftuar burime të gazetës Koha Ditore. Sipas burimeve, vetura e sulmuar është pronë e bashkëshortes së togerit të policisë së Kosovës, Rade Radosavleviq, i cili njëherësh është edhe komandant në pikën kufitare G 1 në Jarinje të Leposaviqit.

Për fat të mirë, në këtë sulm të armatosur nuk është lënduar askush, ndërsa dëmet e shkaktuara në veturë janë të mëdha.

Rastin e sulmit ndaj veturës së bashkëshortes së komandantit të pikës kufitare në Jarinje e ka konfirmuar edhe policia në Mitrovicë. Sipas policisë, një veturë që i përket familjes së një togeri të policisë, është sulmuar me armë zjarri në Leposaviq, të dielën rreth orës 15, por për fat të mirë nuk është lënduar askush. Njësitë përkatëse të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin. Sulmet ndaj serbëve dhe familjarëve të atyre që punojnë në institucionet e Kosovës ditëve të fundit janë shtuar, kanë treguar burimet e gazetës./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›