E Shtunë, 31 Tetor 2026

10 transferimet më të shtrenjta në botën e futbollit

Nga Buffon tek më i shtrenjti Ronaldo e deri tek Cavani së fundmi. Spanja mban rekordin me 4 super blerje, Italia mbyll podin

M7_20130717_1053_I10TRASFERIMENTIPIUCOSTOSINga Eurosport
Edinson Cavani hyn në top ten. Jo në atë të lamtumirave më të dhimbshme, por të transferimeve më të shtrenjta të historisë së futbollit. 64,5 milionët e harxhuara nga Paris Saint Germain, e rendisin Matadorin në vendin e 5 të klasifikimi special që kryesohet nga Cristiano Ronaldo, që në vitin u ble për një shifër marramendëse prej 94 milionë eurosh nga Real Madrid. Është interesante po të shikosh që kampionatin spanjoll janë katër vende të kësaj liste: përveç Ronaldos, kanë qenë edhe transferimet rekord të Zidanes në vitin 2001 (nga Juventus te Real Madrid) dhe super blerjet e vitit 2009: Ibrahimovic (nga Inter tek Barcellona) dhe Kakà (nga Milan tek Real Madrid). Duke qëndruar po në Spanjë është edhe një transferim i bujshëm, sepse u krye mes dy klubeve kryesore, e kemi fjalën për Luis Figon, që në vitin 200 kaloi nga Barcelona tek Real Madrid për 60 milionë euro. Po italianet? Duke parë listën duket se klubet italiane janë treguar të zonjë vetëm për të shitur (mbi 275 milionë euro kanë ardhur në Itali nga shitjet e Zidanes, Ibrës, Kakàs dhe Cavanit). Shifrat e çmendura që pagoi Juventusi për Buffon në vitin 2001 (52,5 milionë euro Parmës) dhe nga Lazio për Crespon (që në vitin 2000 kaloi nga Parma tek Lazio), sigurisht, ishin kohë të tjera ato, po flasim për dhjete vite më parë. Tani ata që kanë para për të investuar nuk janë më në Itali.
Transferimet
Kanë bërë bujë me transferimet e tyre, por dhe me vlerat e aftësitë individuale që ata kanë. Janë kampionë të mëdhenj, duke detyruar klubet të shpenzojnë shuma marramendëse për t’i patur në ekip. Hernán Crespo për transferimin nga Parma te Lazio po në Serie A në vitin 2000 u paguan 56.2 milionë euro. Ndërsa për kampionin e botës Fernando Torres u transferua nga Liverpool te Chelsea duke vendosur një rekord në Britani për shumën e 59 milionë eurove. Nga ana tjetër është edhe Luis Figo. Transferimi i tij në Spanjë bëri zhurmë të madhe. Luis Figo u transferua në vitin 2000 për shumën e 61.4 milionë eurove nga Barcelona te Real Madrid. Një tjetër blerje që hyri në histori është ajo e Zinedine Zidane: 71.6 milionë euro pagoi Real Madrid për shërbimet e Zinedine Zidane. Juve humbi lojtarin më të mirë të saj, por arka u mbush. Dhe vendin e parë e mban Cristiano Ronaldo: Portugezi mban rekordin absolut për transferimin e një lojtari. Në vitin 2009 për ta sjellë atë te Real Madrid nga Manchester United u paguan rreth 94 milionë euro.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›