E Shtunë, 31 Tetor 2026

10 trofe ne 3 vjet Guardiola modest Triumfi i Messit

 10 trofe në 3 vjet, i fundit Liga e Kampioneve e fituar në finalen e “Wembley”. Këto janë shifrat që e bëjnë Pep Guardiolën një nga trajnerët më të suksesshëm në historinë e futbollit. Tekniku spanjoll është arkitekti i Barcelonës së magjishme, ku ndërthuren spektakli dhe saktësia përpara së cilës gjunjëzohen të gjitha skuadrat. Por pas triumfit në fionalen e Champions, Guardiola bën modestin, duke ia dedikuar suksesin skuadrës së tij dhe mbi të gjithë Lionel Messit. 
“Jemi të gjithë të lumtur. Kemi mbyllur në mënyrën më të mirë një sezon fantastik dhe e gjithë kjo është meritë e skuadrës. Messi është lojtari më i mirë që kam parë dhe mbase më i mirë që do të shoh në jetën time. Pa atë mendoj s e nuk do të ishim të aftë të luanim në këtë mënyrë. Ai jep dicka më shumë skuadrës, por të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm dhe e kanë mërituar gjithcka në këtë sezon”, ka përfunduar Guardiola, i cili ka çmendur merkaton e trajnerëve, ndërsa me një kontratë gati e pret Chelsea. 

Barcelona e Guardiolës ka bërë që të dorëzohet dhe një nga emrat më të mëdhenj të pankinave si Alex Ferguson, i cili ka pranuar supermacinë e spanjollëve. 

"U mundëm nga skuadra më e mirë e botës. Mendoj se kjo është mënyra më e drejta për ta përshkruar humbjen. Mund të bënim më mirë, por Barcelona na hipnotizoi me lojën e saj. E merituan fitoren, pasi janë skuadra më e mirë”, ka përfunduar Alex Ferguson, që në karrierën e tij me Manchester United e ka fituar dy herë Ligën e Kampioneve.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›