Nga festa ne dhune tifozet e Barcelones perleshen me policine

Tifozët e Barcelonës janë përlesheur me forcat e policisë në orët e parë të mëngjesit të së dielës, pas suksesit të skuadrës spanjolle në finalen e Ligës së Kampioneve. Fitorja 3-1 kundër Manchester United në “Wembley” është shoqëruar me një festë masive në sheshin kryesor të Barcelonës “Canaletes”, por festimet e tifozëve janë kthyer në dhunë menjeherë pas mbërritjes së policisë.
Fansat kanë nisur të hedhin shishe në drejtim të forcave të rendit, duke provokuar përgjigjen e këtyre të fundit.
Sipas policisë spanjolle mbi dhjetë tifozë janë arrestuar, ndërsa ka patur vetëm lëndime të lehta në radhët e tyre dhe oficerëve të policisë. Përleshjet mes fansave të Barcelonës dhe policisë kanë vijuar për shumë minuta, ndërsa janë spostuar edhe në një tjetër shesh të rëndësishëm të Barcelonës si “Placa Catalunya”.