E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blindohet Beogradi. Ekstremistet tubim pro Mlladic

 Autoritetet serbe kanë rritur nivelin e sigurisë në kuadër të protestës kundër arrestimit të të dyshuarit për krime lufte në Bosnje, Ratko Mlladic. Nga Beogradi  parashikohet një maratonë tubimesh kundër transferimit të kasapit të Ballkanit në Hagë. Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Dacic, pohoi se masat e sigurisë janë rritur për protesten e thirrur nga grupime të së djathtës ekstreme, ndonëse shpreson që tubimi të vijojë i qetë. 

Avokati i Mlladicit, Millosh Shaljic, ka thënë se Mlladici u ka bërë thirrje përkrahësve të tij të ruajnë qetësinë dhe të tregohen paqësorë. Sipas avokatit Milos Saljic – Mlladic nuk njeh gjykatën e Hagës e nuk e sheh veten fajtor.

“Këto janë argumenta për të cilat ai sidoqoftë nuk është në gjendje të përgjigjet. Nuk është i kthjellët. Fillon të flasë për diçka dhe më pas menjëherë kalon në një tjetër temë” citohet  Salic ndërsa sipas medias në Beograd Mlladic u ka pohuar gjykatësve se nuk ka vrarë kërkënd e ia ka hedhur fajin presidentit të atëhershëm Slobodan Milosevic.

Deklaratat tingëllojnë si shuplakë për turmat e mbledhura në Visegrad, per të vajtuar për të vrarët e masakrës së milicëve serbë në pranverën e 1992. Qindra nëna, gra e motra të muslimanëve boshnjakë të vrarë në fushatën e ethshme të spastrimit etnik hodhën lule mbi lumin Drina, një  ceremoni përkujtiomore simbolike me titullin “3000 trëndafila per 3000 të pafajshëm”.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›