10 vjet Marreveshja e Ohrit

Ne pranvere 2001 Maqedonia ishte ne prag te nje lufte civile. Guerilas shqiptare u ngriten ne lufte kunder shtetit. Ata kerkonin me shume te drejta per pakicen e madhe shqiptare e cila perben rreth cerekun e dy milione shtetasve te Maqedonise. Forcat maqedonase te sigurise u pergjigjen me dhune. Nje zgjidhje u gjet ne negociatat disaditore te zhvilluara ne qytetin maqedonas Oher te ndermjetesuara nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Bashkimi Evropian. Kriza zgjati rreth nje gjysme viti dhe sipas perllogaritjeve pati 100 te vdekur dhe deme te medha materiale. Vec kesaj u rrit mosbesimi i ndersjelle ndermjet popullsise shqiptare dhe asaj maqedonase. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Guerilas shqiptare
Marreveshja e cila u permbyll me 13 gusht 2001 krijon sot bazen e bashkejeteses shume-kulturore ne Maqedoni. Zbatimi i ndryshimeve ligjore te caktuara ne te pasqyrohet sot ne karakterin shume-etnik te vendit dhe forcimin e parimeve kunder-diskriminuese. Me se shumti per kete kane dhene ndihmese disa ligje te cilat garantojne perfaqesimin proporcional te pakicave ne institucionet shteterore si dhe decentralizimi e forcimi i vete-administrimit komunal. Sipas ligjit ceshtjet qe kane te bejne me pakicat duhet patjeter te miratohen edhe prej tyre. Marreveshja Kornize e Ohrit vec kesaj garanton pacenueshmerine territoriale te shtetit.
Nje zhvillim thuajse i suksesshem
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Francois LeotardPare nga sot politikanet maqedonas dhe aktoret e atehershem nuk i pushojne levdatat laquoPa marre parasysh mendimin tone personal bindjen tone eshte deshmuar qe ne kete moment u mor nje vendim per te ardhmen e vendit. Dhe ai sot ka efekt pozitiv dhe bashkues thoshte per Marreveshjen Presidenti i Maqedonise Gjorge Ivanov para dy vjetesh. laquoKy ishte nje sukses i jashtezakonshem i BE-se per here te pare pati nje diplomaci te mirefillte evropiane thote nga distanca e sotme Francois Leotard perfaqesues i BE-se ne negociatat e Ohrit 2001. Homologu i tij amerikan James Pardew thote ne nje interviste me Deutsche Wellen laquoParimet e Dokumentit te Ohrit ndash demokracia te drejtat e barabarte per shtetasit dhe njohja e identitetit kulturor e qytetareve te ndryshem te vendit ndash jane realizuar ne pjesen me te madhe. Musa Xhaferi aktualisht nenkryetar i qeverise se Maqedonise pergjegjes per implementimin e Marreveshjes se Ohrit thekson edhe rendesine e marreveshjes sepse eshte mire qe laquokur te dyja palet ankohen ose jane te pakenaqura atehere kjo Marreveshje e ka arritur qelliminraquo.
Cfare ka ndryshuar
Bildunterschrift Policia maqedonase ruan ne bisedimet qe zhvillohen me Francois Leotard dhe James PardewGjendja e pergjithshme e shqiptareve ne Maqedoni eshte permiresuar. Deri ne vitin 2001 ata perfaqesoheshin ne institucionet shteterore vetem me dy perqind tani me mbi 16 perqind. Sipas eksperteve ana tjeter e medaljes eshte se shume nga te punesuarit e rinj nuk kane fare detyra ose te tjere nuk kane as vend ku te punojne sepse nuk jane te kualifikuar per punen qe duhet te bejne. I ashtuquajturi laquodiskriminim pozitivraquo ka sjelle vetem permiresime sasiore por jo reale.
Shqipja eshte tani gjuhe zyrtare ne komunat ku me shume se 20 perqind e banoreve jane shqiptare. Vec kesaj rregullat e Marreveshjes se Ohrit vlejne edhe per pakicat e tjera ne Maqedoni sic jane turqit romet serbet ose boshnjaket. Ne parlament deputetet dhe ministrat lejohen te flasin ne gjuhen amtare vetem ne mbledhjet e qeverise flitet vetem maqedonisht.
Nderkohe ka edhe dy universitete te financuara nga shteti me disa dege dhe fakultete ne gjuhen shqipe. Para vitit 2001 kishte vetem nje Akademi Pedagogjike ne gjuhen shqipe por edhe shkolla fillore dhe te mesme gazeta teatro dhe emisione radiotelevizive disaoreshe ne shqip. Shqiptaret e Maqedonise lejohen ta mbajne te ngritur flamurin e Republikes se Shqiperise me te cilin ata identifikohen. Dhe deri me sot ka ndonje zyrtar komune ne administraten lokale qe laquoharronraquo se prane flamurit shqiptar duhet varur edhe ai i Maqedonise.
Si funksionon bashkejetesa sot
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift James Pardew djathtas dhe Francois Leotard Arritja me e madhe e Marreveshjes se Ohrit eshte stabilizimi i gjendjes politike cka reflektohet edhe ne te perditshmen e njerezve. Studimi me i fundit i OJQ-se laquoQendra maqedonase per Bashkepunim Nderkombetarraquo me seli ne Shkup tregon se ngjarjet me te rendesishme si per shqiptaret ashtu edhe per maqedonasit jane pavaresimi i Maqedonise lojerat e kombetares maqedonase dhe Marreveshja e Ohrit. Per dy te tretat e njerezve figurat me te rendesishme jane ish-presidenti Boris Trajkovski i cili ne shkurt 2004 humbi jeten ne nje aksident me avion dhe Nene Tereza. Gati gjysma ishte shprehur per vlera te reja te perbashketa.
Te rinjte nga te dyja etnite takohen serish njihen me njeri-tjetrin dhe i besojne me shume njeri-tjetrit. Nje incident tragjik ne Shkup deshmon se brezi i ri po behet nje nje shqiptar humbi jeten kur po perpiqej te ndihmonte shokun e tij maqedonas gjate nje rrahjeje ne oborrin e shkolles. Ka shume shembuj miqesish e respekti te ndersjelle mes shqiptareve dhe maqedonasve. Mund te gjenden edhe po aq kunder-shembuj varet se cfare perspektive merr. Te gjitha jane pjese e realitetit ne Maqedoni dhjete vjet mbas 13 gushtit 2001 dhe Marreveshjes Kornize te Ohrit.
Kapitulli nuk ka perfunduar ende
Segmenti kohor eshte teper i shkurter per te perfunduar mozaikun e ngjarjeve e aktoret e atehershem jane sot ne pushtet. A ishte nje revolucion i drejtuar nga Kosova gje qe e mendojne akoma shume maqedonas apo ishte nje kryengritje e shqiptareve te Maqedonise A Ishte nje lufte per me shume te drejta sic theksojne shqiptaret apo per territorin sic besojne disa maqedonas Kush e mban fajin per fatin tragjik dhe ende te pa sqaruar te 18 maqedonasve dhe shqiptareve te humbur
Ngjarjet dramatike te 2001shit ende jane ne pritje te perpunimit te konfrontimit me fajin per to. Amnistia per dorasit ne kater rastet qe Gjykata e Hages per ish-Jugosllavine i pat kaluar drejtesise maqedonase do te thote faktikisht fundi i ndjekjes penale. Por keta njerez nuk jane te cliruar nga pergjegjesia morale. Edhe kjo duhet te jete nje pjese e perpunimit te se kaluares. Vetem kur te jete e mundur te flitet hapur edhe per kete per te zbardhur te verteten ateheer po qe nuk do te kete me teme per te cilen nuk do te mund te flasin e te bien dakord maqedonasit dhe shqiptaret e Maqedonise.
Autor Zoran Jordanovski/Anila Shuka
Redaktoi Aida Cama