E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karla del Ponte ne banken e te akuzuarve

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Logoja e Tribunalit te Hages per krime te luftes ne ish JugosllaviNe fund te vitit 2005 dhe ne fillim te vitit 2006 ne Gjykaten e Hages jane shkaterruar rreth 1.000 sende personale te viktimave te gjenocidit shume prej te cilave ishin perdorur si prova materiale ne proceset gjyqesore. Shumica e ketyre sendeve ishte nga varrezat masive. Prokuroria ne Hage disa vite me vone vendosi qe ato te shkaterrohen per shkak se ishin ne fazen e kalbjes dhe paraqisnin rrezik per shendetin e njeriut.

Kjo ishte nje goditje per ata qe i kishin mbijetuar gjenocidit sepse sic theksojne perfaqesuesit e shoqatave te Srebrenices jane shkaterruar kujtimet e te vrareve. Ata nuk i ka qetesuar as sqarimi se te dhenat dhe fotografite e sendeve te shkaterruara ndodhen ne arkivin e gjykates. Sendet personale te te vrareve per te mbijetuarit kane nje vlere shume te madhe emocionale.

Objektet jane shkaterruar pa pelqimin e familjeve te viktimave

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pamje nga varrezat e SrebrenicesKujtimet e fundit te femijeve tane dhe bashkeshorteve u shkaterruan gjate mandatit te Karla del Pontes e cila edhe e ka nenshkruar vendimin per shkaterrimin e atyre sendeve. Ne do te vazhdojme te kerkojme qe ata te cilet jane pergjegjes te dalin para drejtesise sepse ata duhet te kishin kerkuar pelqimin e familjeve ose te shtetit tone Bosnje e Hercegovines thote kryetarja e shoqates Nenat e Srebrenices Hajra Catiq. Shoqatat e Srebrenices kane mbledhur 4000 nenshkrime te personave te mbijetuar te cilet kane kerkuar angazhimin e nje ekipi te avokateve. Prokurori nga Tuzla Damir Aliq eshte anetar i grupit qe do te perfaqesoje viktimat falas ne kete rast. Per Deutsche Welle-n ai thote se ka shume gjasa qe ne listen e te akuzuarve te jete edhe ish-kryeprokurorja Karla del Ponte dhe rrethi i afert i njerezve te cilet vendosen per shkaterrimin e provave.

Shkaterrimi i provave eshte urdheruar nga Karla del Ponte

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pamje nga varrezat e SrebrenicesDyshimi baze se zonja Karla del Ponte ka urdheruar shkaterrimin e ketyre sendeve eshte konfirmuar nga burime te shumta dhe ne po merremi me kete problem ne menyre sistematike. Ne pergatitemi per te ngritur nje kallezim ose aktpadi dhe do ta bejme kete sapo te kemi mbledhur provat e mjaftueshme thote Aliq.

Ekipi i avokateve te cilit i jane bashkuar edhe avokatet britanike Hugh Mercer dhe Jessica Wells ka llogaritur ne mbeshtetjen e institucioneve te Bosnje e Hercegovines thekson Aliq. Kemi premtime te dhena gojarisht por jo edhe mbeshtetje konkrete. Autoritetet e Ministrise se Puneve te Jashtme te Bosnje e Hercegovines kane anuluar nje takim te parapare per diten e enjte 11.8.. Ne kemi mbeshtetjen e shume individeve duke perfshire ketu edhe ate te anetarit te presidences se Bosnje e Hercegovines Bakir Izetbegoviq dhe shpresojme qe kjo mbeshtetje do te jete edhe me e madhe tha Aliq. Ekipi i avokateve synon qe te ndihmoje nenat nga Srebrenica qe te kene nje pergjigje per ate se kush dhe pse i shkaterroi kujtimet e me te dashurve te tyre dhe pse per kete eshte heshtur per vite me rradhe. Anetaret e ekipit te avokateve mendojne se pergjigjet ndaj ketyre pyetjeve do te behen te njohura shume shpejt.

Autor Samir Huseinoviq / Esat Ahmeti

Redaktoi Auron Dodi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›