E Diel, 1 Nëntor 2026

10 vjet burg per Nazime Vishen familjet Visha dhe Muca te pakenaqur

Dënimi me 10 vjet burg i Nazime Vishës për vrasjen e Fiqiri Muçës, ka lënë të pakënaqur të dyja familjet.

19-vjeçarja u arrestua gushtin e vitit të kaluar pas ekzekutimit të mikut të familjes së tyre, 45 vjeçar, I martuar me 3 fëmijë, I cili sipas vajzës e kishte përdhunuar që 11 vjeçe.

E kishte rrëmbyer dhe ndarë nga I fejuari, dhe kërkonte ta merrte nga banesa e gjyshes në Krrabë, për ta çuar jashtë vendit.

Mejte Visha, e ëma e 19-vjeçares e ka konsideruar të padrejtë dënimin për shkak se e bija ka qenë e detyruar të vrasë përndjekësin e saj.

Ndërsa Hatixhja e ëma e Fiqiriut kërkon më shumë nga drejtësia, burgim të përjetshëm për atë që ajo e quan vrasësen e të birit.

Kamera e abc neës ka shkuar në banesën e Nazimes dhe në banesën e familjes Muça.

Meraku për vajzën në burg e ka bërë më të fortë Mejte Vishën. Ajo duhet të kujdeset për 2 fëmijët dhe bashkëshortin dhe duket se e ka tejkaluar atë moment, kur pasi I Fiqiriu I rrëmbeu vajzën, ajo tentoi të vetëhelmohej, dhe mjekët mundën ta shpëtojnë

Meraku i Fiqiriut dhe Mejtes, është për vajzën tjetër.., të madhen të cilën e kanë të martuar me vëllanë e Fiqiriut.

Mynyre Muça, nëna e pesë fëmijëve jetimë, tri vajzave dhe dy djemve, pohon se jeta pa Fiqiriun pergjatë këtyre 9 muajve ka qenë e vështirë.

Ata jetojnë në një shtëpi njëkatëshe në fshatin Kullë të Manzës, e cila është në ndërtim e sipër.
Por, që pas vdekjes së bashkëshortit të saj, gjendja ekonomike është rënduar më shumë.

Pakënaqësi për vendimin e gjykatës së Tiranës, shpreh edhe e ëma e viktimës

Të dyja familjet kanë shkëputur çdo lloji mardhënien me krushqit e tyre, dhe kanë kërkuar që çështja të rikthehet sërisht në gjykim, ndërsa ngjarja ka sjellë edhe reagimin e shoqatave të mbrojtjes së femrave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›