Berisha Votoni PD-ne per endrren europiane
Nga Shishtaveci ku përuroi edhe lotin e dytë të rrugës Kukës-Shishtavec kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje mabrë shqiptarëve që të votojnë më 23 qershor për Partinë Demokratike në mënyrë q ëtë mos pengojnë ëndrrën evropiane, teksa akuzoi Ramën se mori vulën e bllokuesit duke i privuar Shqipërisë marrjen e statusit të vendit kandidat.
“Të firmosim fitoren më të shkëlyre në historinë tonë më 23 qershor. Cdo votë do shndërrohet në rrugë, cdo mbështetje në asutostrada, shkolla të reja, në kopshte subvencionme të mëdha për fermerët, lehtësim të klimës të biznesit, hapa të sigurta drejt ntegrimit të Shqipërisë në BE, drejt shndërrimitë të Shqipërisë në një vend të zhvilluar”- apeloi kryeministri.
Ai e quajti alternativë mohimi alternativën e majtë, q ëmohon çdo gjë që është ndërtuar dhe injoron realitetin.
“Ka një alternativë tjetër e cila mohon cdo gjë. Rama udhëton me një autobus luksoz në rrugë pa gropa dhe vrapon ku të gjejë një gropë, del burri dy metër i gjatë në një gropë me Kujtim Qefalinë në një komunë socialiste, me të thënë mendja se i kanë lënë vetë gropat.
Rrugë në Shqipëri janë ndërtuar në të katër anët. 500 km në qarkun e Kukësit.
Ne që asfaltuam gjatë këtyre viteve mbi 10 mijë km rrugë, në zonat rurale mbi 8 mijë km kërkojmë mbështëtjen tuaj për të asfaltuar cdo km rrugë aty ku banojnë shqiptarët. Në anën tjetër alternativë mohimi. Një herë thotë 600 km pastaj 1500 pastaj se në Shqipëri nuk ka më shuëm se 6 mijë km, kjo bazohet në injroimin, mohimin e realitetit. Është alternativë e damkosjes. Për çdo gjë vrapojnë të gëzuar kur marrin vesh një lajm jo të mirë. Shpallën mbi 50% të shqiptarëve analfabetë, lënduan të gjithë që nga fëmijët”-vijoi shefi i qeverisë.
Duke folur për rrugën e sapo përuruar kryeministri theksoi se u mbajt premtim i kahershëm për Shishtavecin, Zapodin dhe Topojanin, nga e cila do të përfitojnë 15 mijë banorë të këtyre komunave, që i pret një e ardhme e dnritur turistike.
“Në bjeshkët e Shishtavecit, malet mes Peshkopise dhe Kukësit janë potencialet malore më absolute më të mëdha e mahnitëse të Shqipërisë e shqiptarëve. Rruga është vetëm përpjekja jonë e parë drejt këtyre maleve, rruga që po shkon, aeroporti ngjitur me to përcaktojnë një të ardhme të ndritur turistike të jashtëzakonshme për malet, Shishtavecin bjeshkët e tij”- theksoi Berisha
Sipas tij përveç turizimit rëndësi të madhe ka zhvillimi i fermave bujqësore e blegtorale.
“Kjo është zona e patateve më të mira të Shqipërisë dhe e kam shumë të freskët në mendjen time kur pak vite më parë ju me të drejtë më kërkonit të nisja makinat e ushtrisë për t’u ndihmuar në transaportin e patateve se rruga nuk kalohej.
Është rrugë e kushtueshme, por ju garantoj se sado që të kushtojë do të shkojë deri në pikat kufitare në kufi me Dragashin, asgjë nuk do na pengojë ne të ecim gjer në destinacionin e fundit të kësaj rruge në mënyrë që të krijojmë, jo vetëm ta urbanizojmë, por të krijojmë një lidhje shtesë me Kosovën. Çdo rrugë që bashkon Shqipërinë me Kosovën do të ndërtohet në standardet më të mira ndërkombëtare”- tha ai.