10 vjet nga masakra e Recakut
Dita e sotme shenon 10 vjetorin e nje prej ngjarjeve te pergjakshme ne fshatin Reçak te Shtimes, kur forcat serbe vrane 45 civile shqiptare.Ish shefi i Misionit vezhgues te OSBE-se, ambasadori William Walker, kete ngjarje e pati cilesuar si "krim kunder njerezimit". Masakra e Reçakut njihet si nje nga ngjarjet kryesore qe ka shenuar kthese ne diplomacine nderkombetare ne raport me Serbine dhe Kosoven, duke i paraprire proceseve qe çuan deri tek fushata e bombardimeve te NATO-s. Prishtina zyrtare ka parashikuar gjate dites, ceremoni te ndryshme perkujtimore ne nder te viktimave te pafajshme.