Thaçi: Qeveria premton reforma në sektorin e bujqësisë
Prishtinë - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi sot se sektorin e bujqësisë qeveria e ka vënë në prioritetet e vendit dhe se ajo po harton politika për zhvillimin e sektorit të bujqësisë, të cilat janë plotësisht kompatibile me politikat e integrimeve në Bashkimin Evropian.
“Qeveria e Republikës së Kosovës ka rritur 40 për qind buxhetin për Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përmes së cilës synohet rritja e të ardhurave në ferma, përmirësimi i aftësisë konkuruese të ndërmarrjeve agropërpunuese, zëvendësimi i importit me produkte vendore, rritja e eksportit, mbrojtja e shëndetit publik, ripyllëzimi i sipërfaqeve pyjore dhe përmirësimi i jetës në zonat rurale”, tha Thaçi.
Pjesëmarrës në seminarin kombëtar për politikat bujqësore 2009-2013, zhvilluar sot në Prishtinë, ai theksoi se “Për këto synime Qeveria e Republikës së Kosovës për vitin 2009 ka ndarë 1.8 milion € për rehabilitimin e sistemeve të ujitjës, 2.7 milion € janë ndarë subvencione për ferma bujqësore, 660,000 € janë ndarë për konsolidimin e tokave bujqësore, dhe do të mbështen edhe një varg projektesh tjera. Produktet bujqësore kosovare, në saje të marrëveshjeve ndërkombëtare për tregti të lirë, mund të eksportohen në tregjet e vendeve të rajonit, por gjithashtu edhe në ato të BE-së.