Zanier: UNMIK do të reduktohet maksimalisht
Prishtinë -Përfaqësuesit special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Lamberto Zannier ka deklaruar se së shpejti UNMIK-u do të ketë një reduktim maksimal të personelit. Deklaratat e Zanierit u bënë gjatë një takimi me presidentin e Republikës së Kosovës dr. Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaçi. Gjatë takimit, personalitetet diskutuan për procesin e rikonfigurimit të UNMIK-ut.
Ndërsa, presidenti Sejdiu dhe kryeministri Thaçi shprehën domosdoshmërinë e përfundimit sa më të shpejtë të misionit të OKB-së në Kosovë. Gjithashtu, ata potencuan rëndësinë e funksionalizimit të plotë të EULEX-it dhe të ICO-së në Kosovë.