Apathurai: FSK nis punën me 21 janar
Bruksel - Forca e re e sigurisë e Kosovës, e stërvitur nga NATO-ja do të nisë të veprojë javën e ardhshme, pothuajse një vit pas shpalljes së pavarësisë. Një zëdhënës i NATO-s tha sot se forca e Kosovës do të zëvendësojë Trupat Mbrojtëse të Kosovës. Forca e re me 15 mijë anëtarë do të kryejë përgjithësisht detyra policore dhe nuk pritet të veprojë në rolin e një ushtrie tradicionale.
Zëdhënësi Xhems Apathurai tha se NATO-ja do të luajë një rol në menaxhimin e forcës së re të armatosur lehtë, për t'u siguruar që ajo do të kontrollohet në mënyrë demokratike dhe të jetë shumetnike, si edhe të ruajë mandatin e vet të qartë paqeruajtës. NATO-ja ka konfirmuar se puna në krijimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës do nisë më 21 janar.
FSK duhet të jenë shumetnike. Kandidatët e rinj duhet të plotësojnë kushte të caktuara, ndërsa zyrtarët e aleancës tërheqin vërejtjen se, pos kualifikimit adekuat, një ndër kushtet do jetë njohja e gjuhëve shqipe dhe serbe sepse, tërheqin vërejtjen në NATO, FSK ja do ketë karakter shumetnik Komandant i FSK së është emëruar në fund të vitit të kaluar gjeneral Sylejman Selimi. qik