10 vjet pa Indro Montanellin, princin e gazetarisë
Princi i gazetarisë, Indro Montanelli ishte i bindur se pas vdekjes së tij asnjë nuk do kujtohej për të. Parashikim i gabuar. Ai mbeti i ngulitur në memorien tonë. Si mund të harrohet një burrë, i cili ishte në gjendje të rrinte mbi det për 70 vite të jetës e historisë së tij, pa u fundosur kurrë, gjithmonë i mbështetur nga fati? Fati nuk mjafton për të shpjeguar suksesin e tij të gjatë. Atij duhet t’i njihet zotësia e aftësia.
Mbi të gjitha aftësia teknike: nuk ishte vetëm një gazetar i madh; ishte dhe një shkrimtar i madh, një i talentuar i madh, i ndihmuar nga aftësia për t’iu përshtatur zakoneve të ndryshimit të politikës.
Ai zhgënjente veten dhe lexuesit e tij se ishte gjithmonë kundër tendencave kulturore, kur në fakt i parashikonte dhe i mbështeste si dhe i braktiste një minutë para se të shndërroheshin në konformizëm. Kanë kaluar 10 vjet nga dita qëkurse u nda nga kjo botë, i lodhur dhe ne jemi akoma këtu duke folur për të, me simpati e admirim. Nëse do të ishte gjallë dhe do të lexonte se çfarë shkruajmë për të, nuk do të ishte plotësisht i kënaqur: urrente lëvdatat po aq sa edhe kritikat, sepse i konsideronte të qarta të parat dhe të padrejta të dytat. E dinte se ishte numri një dhe vetëm fakti pse diskutohej, në të mirë e në të keq, e irritonte. Një hyjni nuk mund të gjykohet, ajo thjesht pranohet.
Ajo adhurohet. Në kohën kur këtë e kishte më pak të qartë, nuk mjaftonte për t’ia bërë jetën të padurueshme, binte në depresion; zhdukej për periudha të gjata, në të cilat ishte më i kthjellët se zakonisht: e kuptonte kotësinë e ekzistencës dhe paralajmëronte pamjaftueshmërinë e mendjemadhësisë si zëvendësuese të shpresës. Ja pra, ky ishte Montanelli që admiroja: një person i brishtë që kishte veshur petkun e cinikut për nevojat terapeutike. Kush është mjaft i ndjeshëm ose mësohet duke qarë ose mbrohet nga realiteti duke e vështruar tërthorazi.
Karriera e tij është mjaft e shquar dhe nuk ia vlen ta bëjmë përmbledhjen këtu. Lexuesit tanë janë të vetëdijshëm se ishte ai që themeloi gazetën Il Giornale. Ai e bëri këtë në vitin 1974, kohë të errëta për Republikën. Në atë kohë dominonte e majta e dhunshme; virusi komunist dhe revolucionar kishte prekur të rinjtë dhe të rinjtë kishin infektuar prindërit. Italia dukej si e çmendur. Duke i kthyer krahët bumit ekonomik, njerëzit synonin në përvetësimin e gjësë publike, të fabrikave, të shkollave, universiteteve, të gjithçkaje. Në ç’ mënyrë? Me forcë, duke qenë se mënyrat demokratike janë të mundimshme dhe shpesh të ndaluara. Idetë udhëheqëse ishin ato utopike. Më pas me kuvendet, demonstratat dhe përleshjet me policinë.
Gjithashtu edhe shtypi u influencua nga kjo klimë e përgjithshme. Gazeta e madhe “Corriere della Sera”, në të cilën Montanelli kishte mjaft influencë, u bë një degë e Partisë Komuniste.
Indro e ndjeu se vendi do të dehej nëse nuk do përhapej shpejt një zë i vrazhdë që të paktën do të ftonte elitat të arsyetonin dhe kështu themeloi këtë gazetë. Shumë vetë e konsideruan një marrëzi. Tashmë, thonin, bota e vjetër borgjeze kishte perënduar. Sistemi përfaqësues demokratik ishte difektoz, duhej socializmi, që është një makinë e papërsosur për tani, por që mund të bëjë punë.
Montanelli ndoqi intuitën e tij dhe pa ia vënë veshin kritikuesve të tij, ai iu fut detit në këmbë. I thanë çdo lloj gjëje. Kolegët e Corriere della Sera e qortonin. Ata të Unita e quanin fashist. Më bujarët i atribuonin udhëheqjen e të ashtuquajturës Shumicë e heshtur. Brigadat e kuqe e gjunjëzuan në Milano me revolver, pranë sheshit Cavour.
Ai person që u kapte me gazetën në xhep, u pështynte nëse kishte fat, ose u arrestonte nëse nuk kishte.
Kaluan me dhjetëra vite dhe u zbulua se Montanelli kishte pasur të drejtë. Ai fitoi. Terrorizmi u mund, rebelizmi i të rinjve, komunizmi dështoi. I pari që u çudit më triumfin e tij, ishte pikërisht ai, Indro. Ai mori shumë medalje me vlerë demokratike, u ul dhe jetoi me të ardhura. Il Corriere u kthye në pozicionet e moderuara, në përputhje me traditën dhe Il Giornale, pasi mbaroi misionin e saj, akuzoi disa simptoma lodhjeje.
Në fakt nuk grumbulloi ndryshimet ndryshimet sociale e politike të fundit të viteve 80 dhe të fillimit të viteve 90: rënien e Republikës, fundin e Bashkimit Sovjetik dhe të satelitëve të ndryshëm, klithmat e Lidhjes boshnjake dhe shenjat e Tangentopolit.
Një ditë të bukur, Berluskoni, përballë hiçit, i braktisur nga demokracia e ndjerë e krishterë, nga socialistët, etj, vendosi – siç tha vetë ai – të zbriste në fushë dhe i bëri kërkesë Montanellit: a më ndihmon? Përgjigja: as të mos e mendosh. Kërkoj falje për sintezën e fakteve brutale, por për këtë bëhej fjalë. Kalorësi ishte pronari i Il Giornale. Për 17 vjet, nuk ndërhyri fare, pa e bezdisur manovruesin, pra drejtorin dhe themeluesin. Pra, e ndjeu të trokiste në derën e Indros. Mund të futem? Jo, jo dhe jo !
Partneriteti midis të dyve u thye. Montanelli nuk u pushua nga puna. E braktisi në mënyrë spontane drejtimin, sepse duke e mbajtur fort, ishte bindur se ishte i tiji. Botuesi ishte Berluskoni, i cili i zhgënjyer për mungesën e mbështetjes së të Moshuarit, m’ u drejtua mua: a do e marrësh ti Il Giornale?
Unë dhe pse drejtoja gazetën “L’ Indipendente”, gazetë që ecte më mirë se konkurrentja pranova. Pse? Sepse e mendoja si Berluskoni para se ai ta mendonte si mua. E pranoj: nuk është e lehtë të udhëheqësh një gazetë që i përket familjes së kryeministrit, por gjithsesi unë u përpoqa.
Në çdo rast, ndërsa Indro me krijesën e tij të re, gazetën La Voce, u shfaq për 12 muaj, ne të Il Giornales dhe pse me një drejtor shumë të vogël, si mua, dyfishojmë shitjen e kopjeve. Meritë e jona? Jo zotërinj. Meritë e lexuesve që vlerësuan përpjekjet tona për t’u shërbyer atyre, duke iu ofruar ato që kërkuan.
Sapo Montanelli u largua nga Berluskoni, triumfoi nga e majta, e njëjta e majtë që e kishte urryer për vite të tëra me radhë. Dhe ai, i kënaqur – ose thjesht pak i tronditur nga ngjarjet – e shpërbleu duke thënë se Silvio, ai që i kishte shlyer borxhet pa thënë asnjë fjalë, ka pllakosur murtajën. Pra, komplet të kundërtën e asaj që kishte thënë më parë: “Është më i miri nga të gjithë”. Nuk ishte një konkluzion fisnik. Nuk ka rëndësi. Montanelli mbetet një mjeshtër, por ai ishte ende një njeri dhe njerëzit janë të brishtë e cinikë. Ndonjëherë mosmirënjohës.
Marrë nga IlGiornale