E Shtunë, 31 Tetor 2026

10 vjet pa pare

Ka dhjet vjet që Filarmonia e Kosovës nuk detyron asnjë qytetarë të Kosovës të paguajë nëse ai dëshiron ta dëgjojë një vepër të bukur që e ekzekuton ky institucion.

Madje edhe pse koncertet nuk janë të shpeshta, qytetari mund të hyjë në sallë(zakonisht Salla e Kuqe), të shëtisë dhe të dalë si në bahçe të babës pa e futur dorën në gjep.
Ndërsa njëra prej arsyeve pse ka sjellë deri tek kjo mospagesë është popullarizimit i muzikës serioze, i cili paralelisht lidhet me një arsyetim banal se Filarmonia e Kosovë nuk ka sallë, por edhe çështje teknike që do të thotë: vend për t’i shitur biletat. Deri në vitin 2007, Filarmonia e Kosovës ka paguar Sallën e Kuqe për ti mbajtur koncertet. Ndërsa që nga kjo kohë ajo nuk paguan për këtë sallë.

Sipas Baki Jasharit, Filarmonia e Kosovës nuk ka një objekt të saj sikurse teatri ku mund t’i shesë biletat, ndërsa edhe mospagesa, sipas Jasharit, lidhet edhe me atë që për të qenë pjesë e festivale të muzikës serioze nuk paguhet.

“Mendoi se pyetja është e drejtë dhe me vend dhe seriozisht do të shqyrtohet, por do të shkohet në drejtim të realizmit vetëm kemi probleme teknike”, tha Jashari.

Jashari thotë se çmimi i biletës do të mund të ishte 2 deri në 3 euro, por jo më shumë. Kur do të fillojë të aplikohet kjo pagesë, ende nuk dihet.

Mirëpo institucioni i vetëm që sot krijojnë të hyra është Teatri Kombëtar i Kosovës, Ansambli i Këngëve dhe Valleve "Shota", IMM Prishtinë, IMM Pejë dhe IMM Prizren.
Institucionet e tjera si Muzeu i Kosovës, Galeria e Arteve e Kosovës nuk krijojnë të hyra të tyre.

Teatri Kombëtar i Kosovës vetëm gjatë muajit janar ka krijuar të hyra vetanake prej afro 1500 euro.

“Ndërsa në vitin 2009 janë 9 mijë e diçka euro, gjë që na bën të lumtur në një mënyrë”, tha Burbuqe Berisha, drejtoreshë e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Sipas saj mjetet e mbledhura shfrytëzohen nga TKK edhe pse ka vonesa në kohë.

“Unë jam për një transparencë, por jo edhe të ketë aq lëvizje të mëdha që së pari mjetet të derdhen në thesar e pastaj të na vinë por ato mjete të derdhen në xhirollogarinë e TKK –së dhe ato mjete të jenë transparente dhe ato mjete të përdoren për nevoja të teatrit”, tha Berisha.

“Kjo çështje është e përcaktuar me Memorandumin e Mirëkuptimit të nënshkruar ndërmjet MKRS-së dhe MEF-it dhe kjo është bërë me qëllim të evidentimit të saktë të mjeteve të grumbulluara dhe të shfrytëzimit të tyre nga institucionet që i kanë krijuar vetë ato”, thotë në anën tjetër Arbërore Riza, Këshilltare dhe Zëdhënëse për Media.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›