Platformë për të rinjtë

“7arte" është shpresë për të ecur kultura në Mitrovicë. Ky kënd mbështet artistët e rinj kosovarë si dhe zhvillon e promovon kulturë të përbashkët evropiane. Me punën e pa lodhshme të disa të rinjve të Mitrovicës, “7arte” tani është anëtare e Rrjetit Evropian të Kinemasë së Re NISI MASA, ku dhe e përfaqëson Kosovën. “7arte” organizon disa aktivitete ndër to janë: festivali “Rinia në fokus”, Gara evropiane e skenarit për film të shkurtë si dhe DOKO YOMI.
DOKO YOMI ndryshe "Dokumentimi i të Rinjve të Kosovës në Mitrovicë" është një punëtori për film dokumentar e cila është organizuar në vitin 2006 nga NISI MASA në bashkëpunim me organizatën e saj anëtare në Kosovë, 7Arte.
Rezultat i punëtorisë ishin tetë filma të shkurtër dokumentar rreth të rinjve të Mitrovicës. Ku Disa prej tyre u shfaqën në Festivalin e Filmit në Kanë, në vitin 2007 dhe festivale të tjera në Evropë.
Në vitin 2008, ideja e njëjtë ka vazhduar më tutje nga “7arte”. Janë prodhuar pesë filma dokumentar brenda tematikës së njëjtë duke u shfaqur në Festivalin e Filmit Dokumentar "Rinia në fokus" në Mitrovicë. Mbi idenë dhe gjendjen aktuale në këtë qytet ku që nga fundi i luftës në Kosovë, Mitrovica mbetet një qytet i ndarë ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve. Përqindja e lartë e të rinjve të papunë e ka bërë një situatë të vështirë sociale në të dyja anët e qytetit.
Aktualisht, "7arte” dhe "ALAS", në mbështetje të UNDP-së, kanë lansuar një faqe interneti www.dokoyomi.com, e cila do të luajë rolin e një portali rinor. Ky portal do të ofrojë informata të dobishme për të rinjtë, e Kosovës si dhe do synojë të promovojë gjendjen aktuale të të rinjve dhe krijimtarinë e tyre në nivel ndërkombëtar.
Në kuadër të këtij programi janë paraparë të prodhohen dy filma dokumentar të cilët do të promovojnë dialogun në mes shqiptarëve, serbëve dhe komuniteteve të tjera të rajonit të Mitrovicës. Filmat do të përqendrohet në bashkëpunimin midis qytetarëve të Mitrovicës dhe do të mbledhin imazhet më të mira nga qyteti i Mitrovicës.
“Filmat janë në finalizim e sipër, janë punuar nga anëtaret e “7arte”. Këta dy filma te shkurtër, do të promovojnë punën e OJQ-ve vendore dhe bizneseve te Mitrovicës”, thotë Lulzim Hoti, drejtues i këndit “7arte”.
Shfaqja e filmave DOKOYOMI është me 15 mars 2010 në Qendrën e Kulturës "Rexhep Mitrovica" nga ora 18:00.
“Tash e tutje te rinjtë mitrovicas, pa dallime etnike do të kenë rastin te njihen me zhvillimet e fundit ne fushën e shoqërisë civile dhe kulturore, te cilat ndodhin brenda Kosovës dhe në nivel evropian”, shprehet Hoti.
"7arte" është në kërkim të mëtejshëm për bashkëpunim me filmbërës e
Evropianë në drejtim të projekteve të reja me bazë frymën e DOKO YOMI-it.