10 vjetori i sulmeve të Al-Kaedës në Kenia dhe Tanzani
Kenia dhe Tanzania po përkujtojnë 10-vjetorin e shpërthimeve vdekjeprurëse në ambasadat amerikane në kryeqytetet e atyre vendeve, sulmi i parë i madh nga ana e Al-Kaedës kundër objekteve amerikane. Këto shpërthime shkaktuan mbi 200 të vrarë. Analistët thonë se sulmet përbënin rastin e parë që qeveria amerikane e njohu Al-Kaedën si kërcënim serioz.
Presidenti amerikan Xhorxh Bush tha se sulmet e 1998 ishin ‘shembuj brutalë’ të taktikave të Al-Kaedës. Presidenti Bush shtoi se përvjetori i sotëm shërben si kujtesë e nevojës për të parandaluar sulme të ngjashme në të ardhmen.
Sulmet në Kenia dhe në Tanzani treguan se civilët afrikanë ishin të pambrojtur nga terrorizmi ndërkombëtar. Disa prej viktimave të shpërthimeve në dy ambasadat amerikane mendojnë se Shtetet e Bashkuara duhet të bëjnë më shumë për t’i kompensuar ata për humbjen e të dashurve të tyre.
Shpërthimet përjashta ambasadave amerikane në Nairobi të Kenias dhe Dar e Salem të Tanzanisë në mëngjesin e 7 gushtit 1998 shkaktuan mbi 200 të vrarë dhe rreth 5 mijë të plagosur, shumica civilë afrikanë.
Mes të vrarëve në Nairobi ishte edhe nëpunësja e shërbimit të huaj amerikan, Prabi Kavaler. Burri i saj, Howard, i cili i shpëtoi sulmit, përshkruan përpjekjet e tij për të gjetur të shoqen nëpër gërmadhat e godinës.
“Dola përjashta dhe u drejtova tek pjesa e ambasadës që ishte goditur, por nuk e gjeta gruan time. U ktheva, pashë njerëz të vrarë, të tjerë të plagosur rëndë, por nuk pashë gruan time. Dola përsëri përjashta, por nuk gjeta as trupin e gruas time. Atëherë e kuptova se ç’kishte ndodhur”, - thotë ai.
Ajo që kishte ndodhur ishte sulmi i parë i madh i Al-Kaedës kundër objekteve amerikane, si dhe incidenti më i rëndë terrorist ndërkombëtar në tokën afrikane. Më pas, Byroja Federale e Hetimeve e vuri udhëheqësin e Al-Kaedës, Osama bin Laden, në listën e më të kërkuarve. William Rosenau është analist pranë korporatës RAND, grup kërkimor këtu në Uashington. “Këto sulme tregonin në shumë mënyra aftësitë e Al-Kaedës. Ata arritën të kryenin dy shpërthime shkatërrimtare, thuajse në të njëjtën kohë, kundër ambasadave amerikane në Afrikë. Kjo përbënte një përmirësim shumë të madh në aftësitë e këtij grupi”, - thotë analisti. Mark Bellemi, ambasador në Kenia në periudhën 2003-2006, thotë se ambasada në Kenia dhe ajo në Tanzani u sulmuan sepse ato ishin të pambrojtura. Por ai thotë gjithashtu se shumë kenianë mendojnë se ata u sulmuan për shkak të lidhjeve të ngushta të vendit të tyre me Shtetet e Bashkuara. Madje disa prej tyre thonë se kompensimi nuk ka qenë i mjaftueshëm.
“Shumë prej tyre mendonin se Shtetet e Bashkuara duhet të kishin bërë më shumë. Duhet theksuar se në rastin e Kenias, Shtetet e Bashkuara shpenzuan mbi 42 milionë dollarë, gjatë një periudhe disavjeçare, për kujdes shëndetësor, programe rehabilitimi për viktimat, të mbijetuarit dhe familjet e tyre, për të rindërtuar bizneset dhe për të ndihmuar në rikthimin e jetës normale”.
Disa prej viktimave amerikane mendojnë se qeveria amerikane i ka harruar ata dhe është përqendruar më shumë në sulmet e 11 shtatorit 2001.
“Kurdo që Presidenti Bush dhe Sekretarja e Shtetit, Kondolisa Rice, i referohen Al-Kaedës dhe terrorizmit, ata nuk i referohen 7 gushtit të vitit 1998, por gjithnjë i referohen 11 shtatorit 2001. Nga pikëpamja historike, ata nuk tregohen të ndershëm”, - thotë bashkëshorti i viktimës Kavaler.
Pas vdekjes së gruas së tij, zoti Kavaler u kujdes i vetëm për dy vajzat e tyre në një lagje në periferi të Virxhinias. Ai thotë se i vetmi kompensim që mori familja e tij ishte rroga e një viti e të shoqes si dhe pagesën për pushimet e saj të papërdorura.
Departamenti i Shtetit nuk pranoi të komentonte lidhur me kompensimin e viktimave.
Analisti Uilliam Rosenau i korporatës RAND thotë se Shtetet e Bashkuara duhet të rivlerësojnë çështjen e kompensimit të viktimave afrikane.
“Është e drejtë të thuhet se qeveria amerikane mund të kishte bërë shumë më tepër për kompensimin dhe mbështetjen financiare të viktimave keniane dhe tanzaniane të këtyre sulmeve”. 10 vjet pas dy shpërthimeve, shumë prej personave që fshiheshin pas atyre sulmeve, mbahen ende në burg, ndërkohë që shumë të tjerë nuk janë kapur ende.