Rasti i Radovan Karaxhiçit, si mësim individual
Më 22 korrik 2008, në Beograd u burgos krimineli i shumëkërkuar i luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë, Radovan Karaxhiçi. Të gjithë tashmë kemi parë nëpër ekranet televizive se ky personazh historik serb, si i maskuar nuk ishte më “heroi” që mund të bënte edhe luftën, edhe paqen.
Me lukun e ri, i cili rezulton të jetë shumë i kërkuar nga gazetat botërore të cilat kanë ofruar pagesa të larta për të fituar të drejtën e ekskluzivitetit për botim, pa dyshim që Karaxhiçi është larg nga “heroi” i rrethuar gjithmonë nga “ushtarë trima” dhe nacionalistë radikalë serbë.
Në vend të tyre janë thinjat, trishtimi, pasiguria dhe pa dyshim pleqëria e parakohshme. Karaxhiçi dukej sikur kishte jetuar shumë më tepër vite se 63 të tillë! Kuptohet, vitet e arratisë kanë lënë gjurmë në jetën e tij biologjike dhe shpirtërore.
Pas 13 vitesh, i vetëm dhe në arrati, pa ndjekësit dhe ushtarët e tij besnikë, por akoma me bindje ndaj besnikërisë reciproke, Karaxhiçi mundi të interpretojë një njeri të zakonshëm dhe jo politik në kryeqytetin e Serbisë.
Një rol i tillë i një njeriu të zakontë pa dyshim që duhet të ketë qenë i vështirë për të që e kishte konsideruar gjithmonë veten hero. Nga ana tjetër, pa dyshim që kjo bindje psiko-sociale duhet të ketë bashkëjetuar edhe me anën tjetër të medaljes, atë të pamundësisë për të qenë vetvetja.
Të “jetosh” dikë tjetër, edhe nëse nuk është i kërkuar nga drejtësia, duhet të prezantojë një dramë të brendshme individuale për gjithsecilin. Por, në rastin konkret kjo dramë duhet të ketë qenë e dyfishtë dhe këtë dyshim individual po ia vërteton e tashmja dhe po ia përforcon e ardhmja.
Kthimi në politikë
I kthyer në politikë dhe pa dashjen e tij, Karaxhiçi me siguri ndihet dramatikisht i sigurt se do të jetë i vetëm deri në fund dhe pa ndjekësit dhe simpatizantët e tij. Ai tashmë ka filluar të përfytyrojë veten si johero, frikë me të cilën do të ketë bashkëjetuar gjatë këtyre viteve të arratisë.
Karaxhiçi e di se përtej protestave dhe kërcënimeve për vdekje ndaj Presidentit proevropian Boris Tadiç, të cilat shumë shpejt do të shuhen, askush prej ish-ndjekësve të dikurshëm besnikë nuk do të rrezikojë veten e tij për t’u trajtuar edhe ai më vonë si kriminel lufte.
Ai e di se ndoshta nëse nuk kanë filluar akoma, shumë prej tyre mund të justifikohen se kanë qenë të indoktrinuar dhe të detyruar të zbatojnë urdhra nga njerëz si Karaxhiçi, i cili duhet të ndëshkohet, por kurrsesi jo ata vetë të cilët kanë qenë “gjini pa shkollë”.
Këtë leksion të jetës ai duhet ta ketë mësuar në mënyrë shembullore gjatë viteve të arratisë, ndërsa si “qytetar i zakonshëm” ndiqte përvojat e Millosheviçit, Sheshelit e të tjerëve në Gjykatën e Krimeve në Hagë.
Qytetari serb Dragan Dabiç i vërteti të cilit i ishte vjedhur identiteti nga Radovan Karaxhiçi, është shfaqur shumë i pakënaqur ndaj “ish-heroit”, i cili i kishte vjedhur identitetin. Dabiç ka kërkuar të merren përgjegjësitë për rastin dhe ndoshta do të hapë gjyq për dëmshpërblim.
Ish-e dashura Mila tashmë ka mohuar lidhjen sentimentale me Radovan Karaxhiçin të maskuar si Dragan Dabiç. Ajo ka deklaruar se ka qenë vetëm një studente e tij dhe asgjë më shumë. Ajo i kërkon si medias, ashtu dhe të gjithëve, ta lënë rehat...
Edhe politika si individët
Radovan Karaxhiçi duhet të ketë parë në mënyrë shembullore metamorfozën e ish-ushtarëve “heronj” të kthyer në njerëz vulnerabël dhe në pritje të rrogës së radhës për të ushqyer familjen.
Këtë metamorfozë, ose të ngjashme me të, ai duhet ta ketë vënë re edhe në familjen e tij politike, e cila ka nevojë për mbështetjen e Evropës. Në pyetjen e gjykatësit se banor i cilit shtet është ai, Karaxhiçi i është përgjigjur se e ndien veten si shtetas i Republika Serpskës, i Malit të Zi dhe i Serbisë.
Pa dyshim, duke patur frikë se mund të jetë i refuzuar në Bosnjë dhe Hercegovinë. Kjo, edhe sepse Karaxhiçi e di se në Gjykatën e Hagës zhvillohet procesi i gjykimit të individëve dhe jo të grupimeve politike, ku ai ishte udhëheqës dhe hero. Do të gjykohet Karaxhiçi dhe kurrsesi jo rezultati i politikës së tij, siç është për shembull Republika Serpska.
Për t’iu kundërvënë kësaj rryme të fortë ndërkombëtare, Karaxhiçi mbrojtjen e vet, si edhe Slobodan Milosceviçit, do ta organizojë në kuadër të strategjisë për t’ia shpjeguar botës “të vërtetën tij serbe”, sigurisht me besimin e dobësuar tashmë se do të mbetet hero për popullin serb, një pjesë e të cilit tashmë në demokraci e beson kriminel lufte.
Karaxhiçi nuk mund të harrojë fundin e ish-shefit të tij Sllobodan Millosheviç dhe kjo e brengos dhe i shton thinjat dhe vuajtjet njerëzore. Tashmë është koha të kuptojë se ka para vetes ka gjykatës të rreptë, një botëkuptim tjetër nga ai të cilin ai mbron.
Ky vetëdijesim sapo ka nisur dhe pa dyshim që do lërë gjurmë të pakthyeshme në jetën e tij biologjike dhe shpirtërore që brenda një qelie marrin vlera dhe përmasa të panjohura më parë.
E gjithë bota do ta vërë re një gjë të tillë çdo seancë gjyqësore ku ai do të shfaqet gjithmonë dhe më i rrudhur, i ndryshuar dhe pa karizëm. Një metamorfozë të cilën ai duhet ta përjetojë tashmë në vetën e parë në qeli, “heroi që përfundoi si kriminel lufte”, dhe të gjithë do të kenë mundësi ta kundrojnë këtë shpërfytyrim, bile edhe ish-ndjekësit dhe ish-ushtarët e tij trima së bashku me ambasadorët serbë të kthyer në Evropë.