SHBA, qyteti i Detroit ka paraqitur deklaratën e falimentimit
Një ndër qytetet më të mëdha amerikane, Detroit ka paraqitur deklaratën e falimentimit. Përmes kësaj mase, ky qytet siguron mbrojtje nga kreditorët.
Një kompani menaxhere e kontraktuar nga shteti i Miçiganit ku ndodhet Detroiti, paraqiti dokumentacionin dje në një gjykatë federale.
Me këtë hap, Detroit bëhet qyteti më i madh amerikan në historinë e Shteteve të Bashkuara që deklaron falimentimin. Guvernatori i Miçiganit, Rick Snyder duhet ta nënshkruajë vendimin.
Detroiti ballafaqohej me barrën një deficiti buxhetor prej mbi 300 milionë dollarësh dhe një borxh afat-gjatë prej afro 14 miliardë dollarësh, transmeton Voa.
Deklarimi i falimentimit vë në pikëpyetje pensionet e ardhshme si dhe sigurimet shëndetësore të punonjësve të sektorit qeveritar në Detroit. Rreth 10 mijë vetë punojnë për administratën bashkiake të Detroit.