E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokuroria: Ja kandidatët e përzgjedhur për drejtues në rrethe

19-07-2013 / Gazeta 55

Këshilli i Prokurorisë ka përzgjedhur kandidaturat që do t’i propozohen Prokurorit të Përgjithshëm për pozicionet drejtuese vakante në prokuroritë e Tiranës, Durrësit, Fierit, Shkodrës, dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Në përfundim të mbledhjes, e cila u hap ditën e Premte (dt. 19.07.2013) nga Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, Këshilli i Prokurorisë, i cili është organ konsultativ i drejtuesit të institucionit, shqyrtoi 19 kandidatura për 5 vende drejtuesish. Në përfundim, Këshilli i Prokurorisë i përbërë nga shtatë anëtarë, i përcolli Prokurorit të Përgjithshëm vendimin e tij, si më poshtë:
Për Prokurorinë e Tiranës kandiduan 5 prokurorë, për të cilët u votua:

Petrit Fusha 3 vota

Ferdinand Elezi 3 vota

Adnan Kosova 1 votë

Për Prokurorinë e Durrësit kandiduan 4 prokurorë, për të cilët u votua:

Besnik Hajdarmataj 5 vota

Julian Xhengo 2 vota

Për Prokurorinë e Fierit kandiduan 4 prokurorë, për të cilët u votua:

Ardian Ylli 6 vota

Arjan Ndoja 1 votë

Për Prokurorinë e Shkodrës kandiduan 2 prokurorë, për të cilët u votua:

Besnik Cani* 6 vota

Tom Deda 0 votë

* Besnik Cani është aktualisht anëtar i Këshillit të Prokurorisë dhe u largua nga salla në momentin e votimit për drejtuesit e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër

Për Prokurorinë e Krimeve të Rënda kandiduan 4 prokurorë, për të cilët u votua:

Eugen Beci 5 vota

Ferdinand Elezi 2 vota

Brenda pak ditëve, Prokurori i Përgjithshëm do të shqyrtojë propozimet e Këshillit të Prokurorisë dhe do të vendosë për emrat që do të emërohen si drejtues në këto prokurori.
Bazuar në nenin 10 të ligjit nr.8737, datë 12.2.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, Këshilli i Prokurorisë “kryen funksione këshillimore, në ndihmë të Prokurorit të Përgjithshëm, si edhe...i jep mendime për kandidaturat për drejtues të prokurorive...”.
Në nenin 8, pika “ç”, ligji i ngarkon Prokurorit të Përgjithshëm kompetencën për caktimin e drejtuesit e prokurorive dhe zëvendësit e tyre në prokuroritë pranë gjykatave, sipas kritereve dhe procedurave, të përcaktuara në ligj”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›