100 dite si kryetar bashkie

Kryetari i bashkisë se Tiranës, Lulzim Basha pranon se dosjet me 124 leje shfrytëzimi, të cilave do t'u jepet dokumenti i hipotekimit ishin firmosur nga ish-kryetari i Bashkisë Edi Rama, por që kishin mbetur ne Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.
Dy dite me pare këshilltaret socialiste kishin kerkuar dhe listen me emrat e 124 subjekteve, që sipas tyre u tha se administrata e re kishte punuar intensivisht për t'i pajisur me leje shfrytëzimi.
"Në asnjë moment nuk kam pretenduar, se jam unë ai që i kam firmosur këto leje shfrytëzimi, por kam thënë dhe do të vazhdoj të them se bashkia e Tiranës do të marrë përgjegjësinë që i takon sa i përket përfundimit të procesit deri në hipotekimin e plotë me lejet e shfrytëzimit, që është etapa e parë, do të përfundojë lejet e tjera të shfrytëzimit që kanë mbetur peng i administratës së bashkisë dhe natyrisht këto leje do t'i firmos unë. Fazës që i referoheni ka të bëjë me leje shfrytëzimi të vjetra, që kanë mbetur peng i moskomunikimit, i mosbashkëpunimit mes bashkisë së Tiranës dhe institucioneve të tjera", tha Basha.
Ne daljen publike per arritjet e 100 diteshit te pare ne mandatin e tij si kryetar bashkie Basha permendi hipotekimin e pallateve qe pritet te behet nga Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme, nenshkrimin e marreveshjes per karten bashkiake të studentit, me te cilen studentet do te pajisen brenda 2012, heqjen e 60 taksave dhe tarifave e te tjera, zgjidhjen e ceshtjes se trafikut me hapjen e sheshit "Skenderbej" e te tjera.
Ndërkohë në një dalje për mediat, kryetari i këshilltarëve socialistë në bashki, Aldrin Dalipi tha se "për 100 ditë të drejtimit nga Lulzim Basha ka patur largime dhe përndjekje politike të qindra punonjësve, duke ndërruar profesionistë me militantë politikë; mashtrim publik me gjoja heqjen e taksave kur qytetarët e Tiranës paguajnë vetëm dy taksa, të cilat nuk u ulën; shpërdorim prej miliona eurosh me projektin e sheshit 'Skëndërbej"; mashtrimi me gjoja hipotekimin e pallateve, ndërkohë që sot Basha pranoi publikisht se gënjeu për lejet e shfrytëzimit të banesave për hipotekim".
"Basha duhet të ketë kurajon t'u thotë qytetarëve të Tiranës, përse ai dhe qeveria ku ka qenë ministër, i bllokuan për shumë vite hipotekimin e banesave të qytetarëve të Tiranës në zyrat e qeverisë, ashtu sic bllokoi buxhetin e bashkisë së Tiranës për dy vjet me radhë", tha Dalipi.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga socialja Ndotja, Ligji: Kompanite do te mbledhin ambalazhet
Pas polemikave dhe debateve të ashpra për heqjen e nenit mbi importin e mbetjeve nga Ligji për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve, ekspertët që kanë punuar për hartimin e tij jane ndalur tek objektivat kryesore te ketij ligji.
Rrugë e re, lidh 5 fshatra me Gjirokastrën
Një investim prej 57 milionë lekësh të reja pritet të rindërtojë rrugën që përshkon 5 fshatra të Rrëzës së Zezë mbi fshatin Glinë në Gjirokastër. Aprovohet karta e studentit
Kryetari i Bashkisë Tiranës, Lulzim Basha ka nënshkruar një marrëveshje me rektorët e univeristeteve publike për kartën bashkiake të studentit. Arsim, Shamata: Të profiliziohen studentët
Reforma e financimit të arsimit të lartë sjell impaktin e saj në cilësinë e studentëve ndërsa arsimi i mesëm dhe i lartë duhet të profilizohet në përshtatje me tregun e punës në vendin tonë. Gjirokastër, qendra shëndetësore e rrënuar
Në këtë qendër shëndetësore marrin shërbime mjekësore më shumë se 3000 banorë të fshatit Dervican por edhe disa mijëra të tjera nga fshatrat përreth.
Lajmet kryesore
Topi: Regjistrimi, proces normal
"Dialogu, element i rëndësishëm demokracie"
Rama: Propozim i ri për paktin
Mbrojtja nga taksa e sheshtë
Greqi, politikanët pakt historik për vendin
Berisha: Taksat nuk do të rriten