E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

‘100 euro në muaj’/ Partia e Lirisë në mbështetje të studentëve: Kërkesa do i kushtet qeverisë më pas gjysmë kilometri rrugë me koncesion

Partia e Lirisë ka dalë në mbështetje të 6 mijë studentë, të cilët kanë zhvilluar një peticion online, nëpërmjet të cilit kërkojnë mbështetje për çdo student prej 100 eurosh.

Deputetja Erisa Xhixho tha se qeveria po degradon arsimin dhe se nuk po mbështet studentët në një kohë që kërkesa e tyre do i kushteve qeverisë 12.5 milionë euro, pak më shumë se kostoja e një gjysmë kilometri rrugë me koncesion.

“Kjo qeveri po e degradon arsimin dhe efektet e para sapo kemi nisur t’i shohim. Klasat dhe auditoret e boshatisura janë shenja e parë e një dështimi që pasojat do t’i ketë në dekada të tëra. Arsimi si prioritet kombëtar është emergjencë për të luftuar shpopullimin e vendit. Nëse nuk e bëjmë tani, shumë shpejt këto pasoja do të jenë të pakthyeshme.  Edhe sot Studentët janë lënë jashtë të ashtuquajturës paketë antikrizë, peticioni i tyre është shume I drejte dhe duhet te merret menjëherë parasysh nga qeveria. 12.5 milionë euro do t’i kushtonte qeverisë plotësimi i kërkesës së tyre. Pak më shumë se kostoja e një gjysmë kilometri rrugë me koncesion.  Kjo qeveri që i detyron shqiptarët të nxjerrin nga xhepi çdo ditë 80 mijë euro vetëm për bandën e inceneratorëve nuk i paska 100 euro në muaj për 124 mijë studentët e vendit. Nuk u jep dot atyre as sa u jep qeveria e Kosovës, e cila ju ka dhene studenteve nje ndihme prej 100 euro ne muaj, me një buxhet shumë më të vogël krahasuar me Shqipërinë  Kjo qeveri që ka mbledhur 400 milionë euro vetëm falë rritjes së çmimeve nuk paska mundësi të mbështesë studentët në këtë fillim viti, ndërsa përballen me qiratë e rritura dhe koston e shtrenjtuar të jetesës. Kjo qeveri i ka paratë, por nuk i ndan me ata që vërtet kanë nevojë për mbështetjen financiare të saj. Kjo qeveri e sheh zhvillimin te krimi dhe jo tek arsimi”, tha Xhixho.

Studentët i kërkuan sot kryeministrit Rama dhe Ministrisë së Arsimit të mbështesin studentët me 100 euro në muaj pasi qiratë dhe ushqimet bazë kanë pësuar rritje të madhe.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›