100 kg kokainë nga Brazili në Norvegji, kapen 6 shqiptarët

Autoritetet norvegjeze kanë sekuestruar 100 kilogramë kokainë në një anije mallrash, ndërsa janë arrestuar 6 shqiptarë.
Aksioni i ndërmarrë më 13 prill, është konsideruar si një ndër më të mëdhenjtë, sa i përket kapjes së kokainës në Norvegjinë Perëndimore. Anija lundroi nga Vila do Conde në Brazil për në Husnes në Kvinnherad të Norvegjisë.
Sipas mediave norvegjeze, grupi kriminal tentoi të kalonte lëndën narkotike të ardhur nga Brazili, duke e fshehur poshtë vijës ujore të anijes.
6 shqiptarët e arrestuar akuzohen për vepra të rëndë të trafikimit të drogës, ndërsa ditën e premte (14 prill) iu caktua masa e paraburgimit prej 4 ditësh.
“Ata nuk kanë asnjë lidhje me vetë anijen, sipas Autoritetit Doganor Norvegjez, ndërsa disa nga të burgosurit janë deklaruar të pafajshëm”, raporton media norvegjeze.
Sakaq, Policia po heton lidhur me prezencën e shqiptarëve në anijen e mallrave, dhe arsyen përse shqiptarët kishin ardhur në Husnes. Po ashtu, duke qenë se shqiptarët kanë patur lidhje të mëparshme me trafikun e drogës, policia norvegjeze po heton gjithashtu mbi përfshirjen e tyre në kapjen e 100 kilogramëve kokainë në anije.
/rtsh.al/