100 mijë euro shpërblim, për informacionin e vrasjes së gjyqtarit

Policia e Vlores ofron shpërblim për personin që jep infomacione për vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi. Policia ofron 100 mije euro shpërblim, për personin si dhe ruan anonimatin e tij.
Ndërkohë, ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në qytetin e Vlorës ku makina me të cilën udhëtonte gjyqtari Konomi, ka shpërthyer.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Skelës, një zonë mjaft e populluar ku automjeti tip benz me targa VL 6383 B në pronësi të gjykatësit të Vlorës Skerdilajd Konomi, 35 vjeç ka shpërthyer në momentin kur ka qënë në ecje.