E Shtunë, 31 Tetor 2026

100 mijë paund për orën e James Bond

LONDER - Ora që Sean Connery mbante në rolin e James Bondit në filmin “Thunderball” është shitur për plot 100 mijë paund, në një ankand të zhvilluar në Londër.

Ora e markës Breitling ishte prodhuar enkas për filmin e xhiruar në vitin 1965.

Në film ajo u përdor për gjetjen e dy bombave atomike të NATO-s. Në ankand edhe fustani që e famshmja, Elizabeth Taylor veshi në dasmën e saj të parë u shit tre herë më shumë nga sa pritej, rreth 100 mijë paund.
 
Redaksia Online
(by/shqiptarja.com)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›