E Diel, 1 Nëntor 2026

100 nxënës të Preshevës në Golem

100 nxenesit me te mire te shkollave ne komunat e Bujanocit dhe Presheves kane nisur pushimet njejavore ne plazhin e Golemit. Nxenesit e perzgjedhur nga shkollat fillore, 8-vjecare dhe te mesme te dy komunave me shumice shqiptare po kalojne pushimet ne resortin “Mak Albania” ne Malin e Robit te komuens Golem. Mesuesit dhe nxenesit duke falenderuar ministrin e puneve te jashteme Ilir Meta qe mundesoi ardhjen e tyre per pushime ne plazhin e Adriatikut shprehen mjaft të kenaqur me mikpritjen që iu është ofruar.

“Na ka mundësuar ministri i Punëve të jashtme Ilir Meta, të cilin e falenderojmë shumë. Kjo ka një peshë të madhe pasi ne jemi si jetim atje. Ka rëndësi gëzimi si për ne dhe për fëmijët” thotë Mustafe Hasani, mesues ne shkollen fillore "Ibrahim Kelkmendi" në Presheve
Midis nxënësve shqiptarë që kanë mbërritur për pushime në shqipëri ka edhe nxënës të kombësisë serbe të cilët mesojnë në shkolla te perbashketa me nxensit shqiptare.

Ministri i Jashtem Ilir Meta priti në një takim nxënës e Luginës së Preshevës ku theksoi se prania e tyre në Shqipëri ishte një shpresë e madhe ndryshimi, për një Ballkan me vizion evropian për një Ballkan të lëvizjes së lirë të njerëzve, kulturave dhe mallrave, një Ballkan pa viza, ku qytetarët e tij, pavarësisht në se janë nënshtetas të Shqipërisë, Maqedonisë, Kosovës, Serbisë, Malit të Zi etj,mund të lëvizin lirisht pa viza. Ne dy komunat e Bujanocit dhe Presheves banon nje populli prej 80 mije shqiptaresh autoktone.

Aleks Kalemasi < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›