E Diel, 1 Nëntor 2026

Dule: Qeveria të japë dorëheqjen

Vangjel Dule, kryetari i PBDNJ-se kerkon doreheqjen e qeverise dhe krijimin e nje kabineti tjeter nga kjo maxhorance e cila sipas tij duhet ti hape rruge liberalizimit te vizave dhe ndryshimeve elektorale.

"PBDNJ do të shprehë qartë edhe pastër qëndrimin e vet. është momenti që secili të marr përsipër përgjegjësite e veta dhe në rradhë të parë përgjegjësi kryesor për një vit kohë të humbur në jetën e cdo qytetari shqiptar, në jetën e komunitetit, në realizimin e ambicieve strategjike të vendit dhe kjo është qeveria e zotit Berisha, duhet të marr përsipër përgjegjësinë dhe të japë dorëheqjen. Nga ana tjetër duhet të nis një dialog gjithëpërfshirës për krijimin e një qeverie sa me afatshkurtër, e cila me një axhendë të qartë dhe aksion politik të koordinuar do të mund të realizojnë si procesin e liberalizimit të vizave, ashtu dhe atë të marrjes përfundmisht të statusit të kandidatit. Dhe në një kohë optiomale vendi duhet që ti drejtohet ballafaqimit të ri zgjedhor", deklaroi Dule.

Dorian Kodra < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›