E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza, Rama: Dështimi, faj i Berishës

Me deshtimin e negociatave per konsensus, kryesocialisti Edi Rama nuk nxiton te paralajmeroje protesta apo bojkot, por fajeson kryeministrin Sali Berisha si pengesen per zgjidhjen e krizes politike. Deklarata e djeshme e ndermjetesuesve te parlamentit europian shprehte shqetesuesimin me te madh, thene ndonjehere.

"Sot unë mund të shoh drejt e në sy çdo shqiptar të interesuar për zgjidhjen e kësaj krize, socialist a demokrat pa dallim, e t’i them se zgjidhja përmes kompromisit ishte e mundshme, është e mundshme, mund dhe duhej të ishte pranuar për të mirën e Shqipërisë e të shqiptarëve, duke i hapur rrugë transparencës e integrimit. I vetmi njeri që nuk e pranoi zgjidhjen e mundshme dhe transparencën e domosdoshme ishte Sali Berisha", deklaroi Edi Rama, kryetar i PS-se.

Pas deklarates se djeshme te dy krereve te grupeve parlamentare te majte dhe te djathte, Rama tha se Berisha ne keto momente po luan me vizat e shqiptareve.

"Për të mbajtur me çdo çmim të mbyllura kutitë ku fshihen gjurmët e krimit të 28 qershorit, Sali Berisha është gati ta mbesë përsëri Shqipërinë në klasë dhe madje të luajë deri në fund me fatin e liberalizimit të vizave për shqiptarët", vijoi Rama.

Ne kohen e negociatave kryesocialisti Edi Rama deklaronte se protestat dhe bojkoti ishin nderprere vetem perkohesisht. Ne ditet ne vazhdim ai do te jete ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes per nje aktivitet te Internacionales socialiste.

Dorian Kodra < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›