Meta takon homologun gjerman, Westewelle
Zv. Kancelari dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanise priti ne Berlin homologun e tij shqiptar Ilir Meta, ku biseduan per maredheniet mes te dy vendeve dhe situaten politike ne Tirane. Shefi i diplomacise gjermane theksoi rëndësinë e dialogut politik dhe kapërcimin e mosmarrëveshjeve midis palëve brenda Parlamentit.
“Mirëfunksionimi i parlamentit është shumë i rëndësishëm për reformat që kërkon integrimi evropian i vendit”, tha ai. Lidhur me prentendimet e opozitës për hetimin e zgjedhjeve, Meta u shpreh se mazhoranca është e gatshme të bashkëpunojë me opozitën për hetimin e procesit zgjedhor, në respekt të plotë të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit. Përsa i përket integrimit evropian, zv/kryeministri Meta e informoi homologun gjerman lidhur me dorëzimin e pyetjeve shtesë të Pyetësorit të Komisionit Evropian.
Gjithashtu, ai shpjegoi hapat e ndërmarra për mbylljen e tre nën-çështjeve të Udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave, në mënyrë që vendimi për kalimin e Shqipërisë në Listën e bardhë Schengen të realizohet sa më parë, brenda vitit 2010. Zv. Kancelari dhe Ministri i Punëve i Jashtem Westewelle konfirmoi mbështetjen e plotë të Gjermanisë për liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptarë, duke evidentuar progresin e bërë nga Shqipëria sipas raportit të vlerësimit të Komisionit Evropian, në maj 2010. Njëkohësisht, ai shprehu mbështetjen e vendit të tij për integrimin evropian të Shqipërisë.
Alsat