100 vjet Pavaresi artistet prezantojne bocetin fitues

Dy artistët fitues të monumentit të 100 vjetorit të Pavarësisë, Visar Obrija dhe Kai Kiklas kanë bërë një prezantim të përgjithshëm për bocetin fitues. Ato thanë se koncepti i tyre ka qenë për të dhënë simbolin e kullës. Drejtori i Galerisë së Arteve, Rubens Shima përjashton çdo version për plagjiaturë të veprës fituese.
Opsioni më i përshtatshëm deri tani mbetet lulishtja në parkun “Rinia” përball Galerisë së Arteve. Por për një javë Bashkia e Tiranës do të shpallë hapesirën, ku do të qëndrojë monumenti i Pavarësisë.