E Diel, 1 Nëntor 2026

Nje dy tre sonte erdhem ne cmimi i pare ne festivalin e Femijeve

Edicioni i festivali i 49-të i Këngës për Fëmijë te kryeqytetit, këtë vit ka qenë i veshur me elementë tradicionalë, këngë dhe numra koreografikë, dedikuar në mënyrë specifike 100-vjetorit të Pavarësisë. Në këtë festival u prezantuan rreth 20 këngë, por nuk munguan as surprizat e shumta në mbrëmjen gala të çmimeve. Çmimi i parë i festivalit të fëmijëve të kryeqyteit shkoi për këngën “Një, dy, tre sonte erdhëm ne” me muzikë të Edmond Zhulalit tekst të Agim Doçit, orkestrim të Edmond Zhulalit, nën interpretimin e Livia Qazimit.

Ndërkohë që Çmimi i tretë shkoi për këngën “Darla la la di ladada” me muzikë të Sokol Marsit tekst të Jorgo papingjit dhe orkestracion të Sokol Marsit e ku interpretoi Armela Tusha.

Çmimi i dytë shkoi për këngën “Kohën pse harxhon” me muzikë të Klodian Qafokut, me tekst të Elona Hysenit orkestracion të Klodian Qafokut dhe interpretim të Uendi Mancakut.

Në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve u dhanë edhe 5 çmime të tjera si orkestrimi më i mirë, teksti më i mirë, vokali më i mirë dhe performanca më e mirë. Gjinia e këngëve konkuruese ishin të larmishme, por dhe e përcaktuar në grupmosha të ndryshme, si për fëmijë të moshës së vogël, por edhe ato më të rritur. Kori i fëmijëve do të jetë ai që do t'i japë vlerat maksimale të gjithë konkurrentëve. Grupi i valleve dhe baletit modern të QKKF, me koreografi të përgatitura enkas për këtë festival, do të zënë një vend të veçantë në elementet artistike të këtij festivali.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›