E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita nderkombetare e xhazit

Për herë të parë në historinë e saj, muzika xhaz feston ditën e saj dhe në Tiranë. Kjo ditë e shënuar është festuar në kryeqytet nga qendra e kulturës dhe botimeve të mbrojtjes. Ambasadori i vullnetit të mirë të UNESKO-s kompozitori Herbri Henkok pati sukses për vendosjen e Ditës ndërkombëtare të xhazit, i cili nga ky vit do të mbahet më 30 prill çdo vit. Qëllimi i kësaj dite është të rrisë ndikimin e muzikës në edukimin e brezave si një mesazh paqeje, bashkimi dhe dialogu. Muzikologia, Suzana Shuteriqi tha se xhazi ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në unifikimin e muzikës.
Ngjarjen e parë të këtij lloji do ta organizojë UNESKO në bashkëpunim me institutin e xhazit Tellonius Monk, në të cilin punon Henkok.
Kjo ngjarje do të përfshijë edhe koncerte të yjeve të xhazit në selinë e UNESKO-s në Paris, në Nju-Orleans dhe në sallën në Nju-Jork ku mbahet asambleja e përgjithshme e KB-së. Të njëjtat koncerte do të mbahen edhe në Shqipëri, ku prej vitesh ka disa artistë dhe banda të cilat luajnë muzikë xhaz në ambjente të ndryshme publike dhe private.
Ngjarjet e xhazit, gjithashtu, do të ketë edhe në së paku 20 vende nga Algjeria deri në Uruguaj.
Qëllimi i kësaj dite është të rrisë ndikimin e muzikës në edukimin e brezave si një mesazh paqeje, bashkimi dhe dialogu. Në kuadër të kësaj dite u çel edhe një ekspozitë fotografike kushtuar personalitetit dhe formacioneve muzikore të rrymës xhaz.  fotografit shqiptaro-amerikan,  Gjon Mili. 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›