E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

100 vjet marrëdhënie diplomatike me SHBA, Berisha shpërndan urimin e Bushit dhe Biden

Sali Berisha ka zgjedhur të urojë 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA duke shpërndarë mesazhet e ish presidenti George W. Bush dhe presidenti Joe Biden të bërë sot në aktivitetin e festimit të një shekull miqësi, aktivitet që Berisha nuk ishte i ftuar si i shpallur ‘non grata’ nga SHBA.

Në dy postime të ndara, Berisha ka publikuar letrën që Bush kishte dërguar për 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike dhe videomesazhin e Biden.

Në të dyja postimet Berisha i shoqëronte me dixhiturën mesazhi i urimit të mikut të madh të kombit shqiptar.

“Mesazhi i urimit të mikut të madh të kombit shqiptar, Presidentit të SHBA-ve Joe Biden dhe Presidentit George W. Bush drejtuar popullit shqiptar në 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike”, shkruan Berisha.

Sali Berisha është shpallu ‘non grata’ nga SHBA dhe pak ditë më parë edhe nga Britania e Madhe si i përfshirë në korrupsion dhe minim i demokracisë. Vetë Berisha i ka mohuar këto akuza duke i cilësuar si të sponsorizuara nga manjati George Soros dhe kryeminsitri Edi Rama.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›