E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ndryshimet në qeveri, Kuvendi miraton në seancë të posaçme dekretet e Presidentit! Balluku emërohet zv. Kryeministre

Në një seancë të jashtëzakonshme, Kuvendi ka miratuar sot dekretet e Presidentit Bajram Begaj për ndryshimet në qeveri. Me  76 vota pro dhe 32 kundër, Belinda Balluku është emëruar si Zv. Kryeministre , ndërsa po ashtu është emëruar me 76 vota pro Majlinda Dhuka si ministre shteti për Integrimin, e cila njëherazido të jetë edhe kryenegociatore e Shqipërisë gjatë procesit të anëtarësimit në BE.

Gjatë seancës, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, si dhe deputeti Sali Berisha, kanë kërkuar që të hapet debati për ndryshimet në qeveri.

“Është një vendim i cili merret në kuadrin e monizmit të plotë të vendosur nga mazhoranca e drogës dhe e krimit. Në këtë rast dua t’i them Edi Ramës se çdo lloj xhakete që të veshësh e zhveshësh, asgjë nuk të heq qyrkun e vjedhësit”, tha Berisha.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›