100 vjet nga Konferenca e Ambasadorëve
1. Shqipëria themelohet si një principatë autonome, e pavarur dhe e trashëgueshme me të drejta nga paraardhësi, e siguruar prej gjashtë/// Fuqive. Pavarësia e saj do të përcaktohet prej gjashtë Fuqive. 2. Përjashtohet çdo formë varësie midis Turqisë dhe Shqipërisë. 3. Shqipëria është neutrale; neutraliteti i saj garantohet nga gjashtë Fuqitë. 4. Kontrolli i administratës civile dhe financave të Shqipërisë do të kryhet nga një Komision Ndërkombëtar i përbërë nga delegatët e gjashtë Fuqive dhe një delegati të Shqipërisë. 5. Mandati i këtij komisioni (KNK) do të mbarojë pas 10 vjetësh dhe mund të shtyhet, nëse shihet e nevojshme. 6. Komisioni do të ngarkohet me përgatitjen e draftit për organizimin e detajuar të të gjitha degëve të administratës së Shqipërisë. Brenda gjashtë muajsh, do të hartohet për Fuqitë, një raport mbi rezultatet e punës së tij si dhe mbi vendimet ndaj organizimit administrativ e financiar. 7. Pavarësia do të caktohet brenda gjashtë muajsh. Der sa të kryhet projektimi dhe formimi përfundimtar i një qeverie kombëtare, aktivitetet e autoriteteve lokale ekzistuese dhe xhandarmërisë do të kontrollohen prej KNK. 8. Rendi dhe siguria publike do të sigurohen prej një xhandarmërie ndërkombëtare. Kjo xhandarmëri do të jetë nën drejtimin e oficerëve të huaj, të cilët do të ushtrojnë komandën e saj. 9. Këta oficerë do të zgjidhen nga ushtria suedeze. 10. Misioni i oficerëve të huaj dhe instruktorëve nuk do të ngatërrohet me shërbimin e njëjtësuar ose me punësimin e oficerëve vendas të angazhuar ose jo me xhandarmërinë. 11. Pagat e këtyre oficerëve do të sigurohen nga të ardhurat e vendit të garantuara prej Fuqive.
A - Këto janë 11 pikat përfundimtare të shpallura nga Konferenca e Londrës më 29 korrik 1913, pasi përfundoi takimi i pesëdhjetë e katërt midis përfaqësuesve të gjashtë Fuqive (Britanisë, Gjermanisë, Rusisë, Austro-Hungarisë, Francës, Italisë), të mbledhura nën drejtimin e Sir Eduard Greit, sekretarit të Jashtëm të Britanisë. Kjo Konferencë i filloi punimet në St Jame’s Palace më 17 dhjetor 1912 e ndikuar nga përfundimi i Luftës së Parë Ballkanike më 3 dhjetor 1912 si dhe nga Deklarata e Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë më 28 Nëntor, me përfaqësues nga të gjitha krahinat e banuara me shqiptarë. Qëllimi i kësaj konference ishte arbitrimi i kufijve të shteteve fituese ballkanike në territoret e fituara nga Rumelia turke e ngelur pas Kongresit të Berlinit më 1878, sidomos tokave të katër vilajeteve shqiptare, ato të Maqedonisë së poshtme dhe ishujt e Egjeut. Kjo marrëveshje me 11 pika e fiksuar në datën 29 korrik 1913, e cila njihte Principatën e Shqipërisë si shtet sovran e të pavarur prej Perandorisë Osmane, pasoi Traktatin e Londrës, një marrëveshje tjetër që ishte firmosur më 30 maj 1913 mes përfaqësuesve të Fuqive me Perandorinë Osmane, sipas së cilës Turqia do ti lëshonte të gjitha territoret në perëndim të vijës Enos-Midia në Rumeli.
Në fakt, për disa muaj Fuqitë, gjatë kësaj Konference, ishin në dilemë mbi të ardhmen e Shqipërisë, nëse ajo duhet të ishte protektorat turk, apo do të ishte e pavarur. Vetëm në fund principata shqiptare u shpall e pavarur dhe ekzistenca e saj do të ishte e garantuar nga gjashtë Fuqitë e Mëdha.
Tashmë dihet se rreth 40 % e popullsisë dhe territorit shqiptar u lanë jashtë territoreve të përcaktuara në Konferencë për Principatën, si rezultat i presioneve të Greqisë dhe Serbo-Malazezëve për të gllabëruar në favor të tyre Kosovën dhe Çamërinë. Këtë presion të tyre e mbështetën Rusia dhe Franca, kurse Austro-Hungaria dhe Italia kërkonin një kufi më të madh për shtetin e ri shqiptar, nën qesëndisjen asnjanëse të Sir Greit. Në Konferencë u diskutuan disa variante për vijën kufitare të shtetit të ri shqiptar. Shkodra e cila ishte pushtuar nga ushtria e Malit të Zi si edhe Durrësi e malësitë mbi lumin Mat u liruan dora dorës nga presioni i Fuqive dhe KNK. Edhe shqiptarët u përpoqën të ndikonin me delegacionet e tyre mbi punimet e Konferencës, por ky ndikim ishte minimal. Vetë Ismail Qemali, në krye të një delegacioni u përpoq të influenconte mbi përfaqësuesit e Fuqive, së bashku me përfaqësues të diasporës shqiptare në Evropë e SHBA. Për lirimin e Durrësit dhe Shkodrës u mbyllën disa herë punimet prej presionit austriak për Luftë Botërore. Si përfundim, kufiri u përcaktua jo i bazuar mbi harta etnografike, por mbi argumente strategjike, ekonomike dhe politike, si edhe mbi bazën e rezultateve të luftës në terren.
Dihet se, pavarësisht mbledhjes së Fuqive në Londër dhe ndarjes së presë së fituar nga tokat shqiptare prej të gjitha palëve, pjesëmarrësit fitimtarë në Luftën e Parë Ballkanike, nuk u kënaqën nga ndarja e plaçkës dhe ata filluan Luftën e Dytë Ballkanike në qershor 2013, e cila zgjati pak ditë. Kjo luftë filloi prej bullgarëve kundër ushtrive serbe e greke, aleatëve të Luftës së Parë, por pas futjes së ushtrive Rumune në territoret e thella pranë Sofjes dhe sulmit turk nga juglindja, ajo përfundoi me Traktatin e Bukureshtit, sipas së cilës Bullgaria lëshoi shumë territore të kapura në Luftën e Parë Ballkanike.
Dihet se pas shpërthimit të Luftës së Parë Botërore më 1914, pati edhe një Traktat tjetër në dëm të shqiptarëve, i cili quhet Traktati i Fshehtë i Londrës i mbajtur më 26 prill 1915 midis Britanisë, Francës e Rusisë, nga njëra anë, dhe Italisë nga ana tjetër. Dihet se për të hequr dorë nga asnjanësia dhe për të fituar angazhimin luftarak të Italisë kundër Austro-Hungarisë, veç territoreve të rëndësishme që do të merrte pas Luftës Italia nga Austro-Hungaria, si Tiroli i Jugut dhe Trieste-ja me një pjesë nga Dalmacia Veriore, ajo u sigurua për mbështetje në përfitim të disa territoreve të tjera shqiptare si Sazani dhe territorin mes Osumit -Vjosës dhe lumit Drino. Ky traktat i njëanshëm nga pala që fitoi Luftën e Parë, nuk do të zbatohej mbi Shqipërinë për disa arsye. Italianët, pas Luftës së Parë qëndruan në këto territore për ti mbajtur të pushtuara sipas këtij traktati që nuk njihej prej shqiptarëve. Zbulimi i naftës nga austro-hungarezët në Ballsh më 1917 xhelozoi kompanitë e mëdha të SHBA dhe Britanisë, të cilat ndikuan për mbështetje të Shqipërisë së pavarur të vitit 1913 nëpërmjet disa hapave të njëpasnjëshëm të ndikuar prej tyre, siç ishte Kongresi i Lushnjës, Lufta e Vlorës dhe vrasja e ‘kryeministrit’ të Qeverisë së Durrësit, E.P.Toptani, i vetmi i angazhuar nga shqiptarët pro ANTANTA-s në betejat e Maqedonisë së poshtme, së bashku me ushtritë franceze dhe greke. Po kështu, E.P.Toptani kishte marrë në mbrojtje dhe kishte përcjellë nga Durrësi ushtrinë serbe gjatë ritiratës së madhe e golgotës së tyre nëpër tokat shqiptare në dimrin e 1914. Këtu s’është vendi të zgjatemi, por edhe në ngjarjet e Luftës së Dytë Botërore dhe në të gjitha vendimet e rëndësishme për të ardhmen e shqiptarëve kanë ndikuar shumë edhe shërbimet sekrete, ashtu siç kanë luajtur rol ato edhe në ngjarje akoma e më të mëdha, si Revolucioni i Tetorit e rrëzimi i Kerenskit, vrasja e Romanovëve, njëlloj siç kishte ndodhur edhe më parë, kur shërbimet sekrete ndikuan me fuqinë e tyre edhe në Revolucionin Borgjez Francez apo në Luftën Civile në SHBA dhe gjatë formimit të Fed-it, Bankës Qendrore Amerikane më 1913 kur pronësia e kësaj banke dhe emisioni i dollarit kaloi nga varësia prej shtetit tek bankat private.
B - Po pse shqiptarët të cilët e filluan rebelimin me Enver pashën në Manastir, nën ndikimin e lozhave të Selanikut dhe familjeve të tilla si Qiriazët, Hasan Qinami, Çerçiz Topulli, Koto Hoxhi, apo me Mit’hat Frashëri në Selanik në fund u mbështetën në një aleancë të përkohshme në vjeshtë - dimër të 1912 te ushtria turke? Përse H.Prishtina, arbëreshi Terenc Toçi, I.Boletini, D.Gj.Luli, P.B.Pasha, të cilët i begeniste fort knjazi i Malit të Zi prej disa vjetësh duke i nxitur për rebelim, mbetën të çorientuar e pa një mbështetje? Përse I.Qemali, i tmerruar nga barbaritë e ushtrisë së Mbretit grek me të cilin ai kishte biseduar miqësisht disa herë, do të kërkonte të mos bëhej rezistencë në Janinë nga shqiptarët, me ç’rast ne nuk e fituam atë qytet, në ndryshim nga Shkodra ku luftoi me këmbëngulje gjenerali iraken Hasan Riza pasha (ky luftonte për interesat e otomanëve, por është e famshme shprehja e tij kur i thanë se Shkodra po rrethohej: ”Qyteti do të rrethohet së shpejti, por ky qytet nuk do të bjerë në dorën e malazezëve. Shkodra është fati ynë ose varri ynë, por jo turpi ynë. Sot fillon një betejë e vështirë, që asnjë nga ne nuk e di se sa do të zgjasë”)? Sepse rilindësit dhe luftëtarët tanë idealistë e naivë nuk e kishin parashikuar që fqinjët tanë kishin bërë politikë me ta dhe shqiptarët ranë nga shiu në breshër. Ata kujtonin se në këto revolta fqinjët do të bënin sehir dhe veç do ndihmonin fqinjët e tyre shqiptarë që ata të merrnin kalanë nga brenda perandorisë otomane. Por fqinjëve ju rit guximi për të sulmuar pas një aleancë të orkestruar nga car Nikolla II i Rusisë në vitin 1911, pas luftës italo-turke për Tripolitanën e Cirenaikën të filluar në shtator 1911. Politika dhe diplomacia njeh vetëm gjuhën e krokodilit, gjuhën e forcës. Flota turke ishte izoluar nga flota greke dhe pas ndërprerjes së komunikimit tokësor, otomanët u bllokuan edhe nga deti.
C - Thamë, dhe dihet nga të gjithë, se jashtë territorit politik të Principatës Shqiptare të vitit 1913 (me numerologji 1913 = 1+9+1+3=14 = 5 ose gjysma e punës, e hapur si para dhe mbrapa, nga e shkuara dhe e ardhmja, e pasigurte, jo stabël dhe e çekuilibruar) të përcaktuar në Londër dhe nga KNK-ja në teren, u dergjën rreth gjysma e shqiptarëve nën okupimin serbo-malazez dhe shtetit grek. Të gjitha këto shtete u përpoqën me të gjitha mënyrat ta shfarosnin elementin shqiptar, i cili rezistoi e mbijetoi sa mundi. Në fund të Luftës së Dytë Botërore, në prezencë të përfaqësuesve ushtarakë britanikë, forcat radikale të N.Zervës dëbuan dhe genociduan një shumicë të banorëve çamë të Greqisë. Pjesa tjetër ortodokse shqiptare është synuar prej një shekulli të asimilohet nëpërmjet fesë. Gjithashtu, ka pasur disa marrëveshje mes Greqisë e ish Jugosllavisë së parë dhe të dytë, nga njëra anë, dhe Turqisë nga ana tjetër, për ta dëbuar elementin autokton shqiptar nga tokat e tyre e për ta vendosur atë në kufijtë e Kurdistanit si një element luftarak pa rrënjë që do të përdorej si mish për top nga qeveritë turke kundër rebelimit kurd ndaj Ankarasë. Mungesa e arsimimit në gjuhën shqipe dhe lufta ndaj elitës patriotike shqiptare prej osmanëve dhe Fanarit si edhe copëtimi i Shqipërisë më 1913 solli shumë çorganizim mes shqiptarëve dhe shekulli i kaluar që ishte edhe i fundit në shenjën zodiakale të Peshqve prej 2225 vjetëve, solli shumë dhimbje e lot për etninë shqiptare. Gjithashtu, edhe karakteristikat e veçanta religjioze me disa besime, sollën mjaft ndihmë ndaj establishmentit antishqiptar në Ballkan, në favor të shfarosjes së shqiptarëve. Qysh nga revolucioni grek luftonin shqiptarët kundër shqiptarëve; otomanët gjithmonë, me parimin përça e sundo sulmonin shqiptarët me shqiptarë; në Luftën e Madhe me austriakët, serbët i vendosën në vijë të parë shqiptarët e Kosovës për të mbrojtur Beogradin; ushtria turke gjatë tërheqjes prej Kosovës në Luftën Ballkanike vendoste çetat e shqiptarëve për rezistencë me qëllim që ushtria turke të tërhiqej me sa më pak humbje; kur u kthyen serbët, austriakët i përdorën shqiptarët kundër serbëve; po kështu, austriakët mobilizuan me dhunë shumë shqiptarë e i sikterisën në frontin e Karpateve ku ata u shfarosën masivisht; otomanët rekrutuan shumë shqiptarë filoturq me ndihmën e familjes Draga në Mitrovicë e i çuan në luftë kundër Rusisë duke i zhdukur ata në emër të dovletit; në Luftën e Dytë, shqiptarët u përdorën nga forcat komuniste titiste e enveriste kundër njëri-tjetrit.
D - Hapja e dritës jeshile për zgjidhjen e çështjes shqiptare të nëpërkëmbur nga qeveria e Asquithit dhe sir E.Greit më 1912-‘13, erdhi pas Luftës së NATO-s dhe UÇK kundër ushtrisë pushtuese serbe më 1999 (me numerologji 1+9+9+9=28 dhe 2+8=10=1= fillimi i ri, ekuilibër, drejtësi, stabilitet). Duket se një erë e re filloi me takimin e Rambujesë dhe Marrëveshjes së Kumanovës, por puna është ende në mes të udhës. Aspirata kombëtare e një kombi të ndarë në disa shtete nuk mund të shuhet. Shqiptarët nuk mund të bashkohen në Bruksel duke ardhur nga disa shtete e me disa pasaporta. Marrëveshjet dhe traktatet kanë qenë të përkohshme në histori. Nëse ato do të jenë të përhershme, do të ketë një statuskuo politike, gjë që shkon kundër dialektikës së zhvillimit. Ashtu siç kanë rënë traktate të tilla si i Vestfalisë, Augsburgut, Koncerti i Vjenës, Shën Stefani, Kongresi i Berlinit, Brest-Litovski, Marrëveshjet e Jaltës e Teheranit, Konferencat e Paqes në Paris dhe Versajë, marrëveshjet e ndryshme financiare, etj, ashtu duhet të bjerë edhe vendimi për cungimin e tokave dhe popullatave shqiptare jashtë shtetit të njëjtësuar politik të tyre. Tani që Kosova është e lirë, nuk ka kuptim që shqiptarët të jetojnë në dy shtete të tyre të lira të veçanta. Po kështu, lipset që të zgjidhen të drejtat e shqiptarëve të FYROM-it, të cilët duket se e kanë të pamundur të bashkëjetojnë me sllavo-maqedonasit dhe ky shtet artificial ka nevojë për një zgjidhje tjetër reale. Gjithashtu, një imperativ i gjithë shoqërisë dhe politikës shqiptare është edhe kthimi i çamëve në tokat e tyre stërgjyshore të grabitura me dhunë pas pushtimit të tyre nga qeveritë greke në dobi të grekëve të ardhur nga Azia e Vogël, gjenocid i filluar që nga vitet 1914. Natyrisht që këto rezultate do të arrihen me diplomaci, në bashkëpunim me Elitën botërore dhe NATO-n dhe me ushtrimin e presioneve pozitive në të gjitha kanalet e vlefshme, për rifitimin e të drejtave që ka çdo komb i Evropës. Po mos qajë pak fëmija, as nëna nuk i jep gji. Për këtë kemi nevojë, për elita politike më pak kozmopolite e më pak yes-man-ësh, të cilët duhet ta kishin filluar me këtë logjikë një politikë e propagandë zyrtare, aq më shumë që z.Berisha është duke u larguar nga skena e lartë politike.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)