E Shtunë, 31 Tetor 2026

"100 vjet pavarësi", Akademia e Shkencave çel sezonin e kremtimeve

Në Akademinë e Arteve dhe Shkencave u çel sezoni i kremtimeve të 100-vjetorit të shpalljes së shtetit të pavarur shqiptar. Konferenca shkencore jubiliare me temë, të organizuar dhe të mbajtur në sallën e koncerteve të Universitetit të Arteve.
 

Në konferencë u kumtua një numër punimesh që kanë të bëjnë me kushtet politike, sociale, ekonomike dhe kulturore në Shqipëri dhe në prag të pavarësisë së vendit.
 

Fjalën e mbajti, Ksenofon Krisafi, i cili mbajti kumtesën me temë "E ardhmja e shqiptarëve në vështrim juridiko-ndërkombëtar”.
Më pas fjala u pasua nga historian i njohur Pëllumb Xhufi, anëtari i kësaj Akademie.
 

Konferenca u ndoq me shumë interesim nga studiues si dhe historianë të shkencave sociale, pedagogë dhe studentë. Në të morën pjesë dhe përfaqësues të trupit diplomatikë të akredituar në Tiranë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›